“Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

Me ftesë të stu­den­tëve nga Kolegji i Europës, ish-pres­i­den­ti i Francës, François Hol­lande viz­itoi Tiranën. Në cilës­inë e anë­tar­it të Komi­sion­it për Punët e Jashtme në Asam­blenë Kom­bëtare të Francës, ish-pres­i­den­ti Hol­lande u takua me kryem­i­nistrin Edi Rama dhe drejtues të insti­tu­cion­eve shqiptare nga ku fokusi i disku­timeve ishte pro­ce­si ku ndod­het Shqipëria drejt anë­tarësim­it të plotë të BE.

Pak për­para largim­it nga vendi­mi ynë ish pres­i­den­ti François Hol­lande dha një inter­vistë ekskluzive për gaze­tarin e Top Chan­nel, Muhamed Veliu, nga ku ai i përgjig­jet disa pyet­je të lid­hu­ra me aspi­ratën e Shqip­tarëve për t’u bashkuar famil­jes europi­ane.

Po ash­tu flet edhe për rolin mbështetës të Francës në këtë pro­ces, për të cilin kërkon të jetë anë­tarësi­mi i bazuar në meritë.Gjatë man­datit tuaj pres­i­den­cial (2012–2017), Shqipëria mori sta­tusin e ven­dit kan­di­dat për në Bashkimin Europi­an. Në këtë fazë Shqipëria ka hapur të gjitha kapitu­jt e anë­tarësim­it.

Duke pasur parasysh se kri­teri krye­sor i Francës është anë­tarësi­mi i bazuar në mer­itë, a e kon­sideroni real­ist parashikimin e propozuar deri në 2030 për një anë­tarësim të Shqipërisë në Union­in Europian?Po, siç e thatë edhe ju, unë kam qenë Pres­i­dent i Repub­likës kur Fran­ca kon­sideroi se Shqipëria ishte kan­di­dat për t’u bërë pjesë e Bashkim­it Evropi­an.

Prej asoko­he kanë kalu­ar vite, janë bërë shumë për­p­jek­je, eta­p­at janë kapër­cy­er, kapitu­jt janë hapur njëri pas tjetrit, pra dhe parashiki­mi i vitit 2030 është i duhuri. Ka ako­ma disa ele­mente që duhen rreg­ul­lu­ar dhe e di se Bashki­mi Evropi­an dhe qev­e­ria shqiptare po puno­jnë për këtë. Pas­taj duhen bërë rat­i­fikimet e nevo­jshme. Kjo mund të duket tepër e gjatë për shumë shqip­tarë, që do kishin dashur që gjërat të ecnin më shpe­jt, por këto janë kërke­sa të pro­ce­du­rave evropi­ane.

Fak­ti që janë pro­ce­du­ra shtrënguese do ta ndih­mo­jë Shqipërinë të ketë suk­ses, jo vetëm për të hyrë në BE, por edhe për të qenë një fak­tor i rëndë­sishëm për BE-në.Në Samitin e fun­dit BE-Bal­lkan në Mal të Zi, kance­lari gjer­man dhe pres­i­den­ti francez propozuan një plan për inte­grim grad­ual dhe të struk­tu­ru­ar për të për­sh­pe­j­tu­ar zgjer­im­in e BE-së, posaçër­isht për Bal­lka­nin Perëndi­mor dhe Ukrainën, duke e për­sh­tatur pro­cesin me realitetet aktuale gjeopoli­tike.

Syn­i­mi është të rig­jal­lëro­hen nego­ci­atat e anë­tarësim­it, të cilat shpesh per­cep­to­hen si shumë të ngadal­ta dhe burokratike, duke rua­j­tur njëko­hë­sisht kushtëzimet e rrep­ta bazuar në refor­mat dhe mer­i­tat e vendeve kan­di­date. Cili është mendi­mi juaj për këtë ini­cia­tivë franko-gjer­mane?

E mbësht­es ini­cia­tivën franko-gjer­mane, sepse ajo do t’u mundë­so­jë vendeve kan­di­date, që janë gati të adero­jnë, por që nuk janë ako­ma anë­tarë të BE-së, të mar­rin pjesë në mbled­hje në të cilat flitet pikër­isht për fusha ku janë ven­do­sur kushtet për të hyrë në BE.

Pra kjo mënyrë pro­gre­sive të vepru­ari na mundë­son që të mos pres­im afatet që duken të largë­ta, siç po flis­nim për 2030‑n, dhe të inte­gro­hen në pro­ces tash­më vendet kan­di­date, për shem­bull ata të Bal­lka­n­it perëndi­mor. Por nuk duhet që kjo të shiko­het nga vendet kan­di­date si një shtyr­je tjetër e aderim­it.

Duhet të jetë një pro­ces ku nuk ka dyshime në lid­hje me arrit­jen e aderim­it. Kjo qën­dron për Shqipërinë dhe për Malin e Zi, ndër­sa për Ukrainën do pritet që të gjitha kushtet të jenë plotë­suar që të hyjë në BE. Por nuk janë të njëj­tat afate kohore si për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ash­tu dhe për Ukrainën dhe Moldavinë.Lufta e agre­sion­it e Rusisë kundër Ukrainës ka për­sh­pe­j­tu­ar dhe thel­lu­ar dëshirën e Komi­sion­it Evropi­an për të parë Ukrainën dhe Mol­davinë të jenë gati për t’u bashkuar me BE-në.

Ky ndikim ka qenë poz­i­tiv, duke i dhënë gjithash­tu një shtysë vendeve të Bal­lka­n­it, dhe në veçan­ti dy më të për­paru­arve, përkatë­sisht Malit të Zi dhe Shqipërisë. Por a men­doni se ky ndikim mbetet edhe sot poz­i­tiv për rajonin?Po, men­doj se fatke­që­sisht, ngjar­jet gjeopoli­tike e kanë shpe­j­tu­ar, apo më mirë të the­mi, i kanë bindur vendet anëtare të BE-së që të presin mes tyre Shqipërinë dhe Malin e Zi, para Ukrainës dhe Mol­davisë.

Por edhe pa këto ngjar­je, pro­ce­si do të kishte ecur mirë për­para, d.m.th. që ne kemi nevo­jë të kemi në Evropë edhe Bal­lka­nin perëndi­mor, dhe jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, apo për shkak se Mol­davia është e kër­cënuar. Jo. Ne kemi nevo­jë që Bal­lka­ni Perëndi­mor të zënë vendin e tyre në BE, si për shkak të arsyeve që lid­hen me sit­u­atën në Bal­lkan, për të shman­gur inter­fer­en­cat e hua­ja dhe për të for­cuar sig­ur­inë në Evropë përmes kon­trol­lit të kufi­jve të saj.

Fran­ca ka treguar një interes të qartë poli­tik për Shqipërinë gjatë tre viteve të fun­dit, i nxi­tur nga një mar­rëd­hënie miqë­sore dhe bes­i­mi midis Kryem­i­nistrit dhe Pres­i­den­tit Macron, i cili e ka viz­itu­ar Tiranën dy herë në një kon­tekst dypalësh bren­da një viti e gjys­më. Si e vlerë­soni këtë zhvil­lim?

Kjo gjë më gëzon shumë, fak­ti që pres­i­den­ti Macron mun­di ta bënte viz­itën që unë nuk mun­da ta bëja kur isha pres­i­dent. Kisha parashikuar të vija në Shqipëri, por kushtet në Francë në momentin e parashikuar për viz­itën nuk ishin siç duhet dhe kisha një detyrim mak­si­mal qën­dri­mi në Francë. Pra gëzo­hem shumë që Pres­i­den­ti Macron, edhe pse është në fund të man­datit, ka ard­hur dy herë këtu, në Tiranë. Është shumë e rëndë­sishme sepse lid­hjet mes Shqipërisë dhe Francës janë kul­tur­ore, njerë­zore, por janë gjithash­tu dy vende të cilat duan që të mbro­het plu­ral­iz­mi në gjirin e Evropës. E dimë mirë se sot ka një gjal­lërim të të djath­tave ekstreme pop­uliste që kër­cëno­jnë të dobë­so­jnë Bashkimin Evropi­an. Pra dua të besoj se pra­nia e Shqipërisë në BE do të for­co­jë rrymën e demokracisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading