Rama vendosi flamingot në profil, Marjana Koçeku e thumbon me “Kokën e Tiranës”: Mund t’ia sugjeroni për foto

Depute­ja Mar­jana Koçeku, e cila pak ditë më parë ka njof­tu­ar largimin nga Par­tia Social­iste, ka thum­buar kryem­i­nistrin Edi Rama, i cili ven­dosi flamin­got në foton e pro­fil­it në Face­book.

Një një pos­tim në rrjetet sociale, Koçeku ka pos­tu­ar foton e god­inës “Koka e Tiranës”, dhe shkru­an se mund t’ia sug­jero­jnë Ramës si foto pro­fili.

“Mund t’ia sug­jeroni për foto pro­fili”, shkru­an Koçeku në Face­book.

Kuj­to­jmë që Pas­diten e kësaj të enjte­je, Rama ka ndryshuar fotografinë e pro­fil­it dhe imazhin e kop­er­t­inës në llog­a­r­inë e tij në Face­book, duke ven­do­sur flamin­got, sim­bolin që është iden­ti­fikuar tash­më gjerë­sisht me protestën e nisur në mbro­jt­je të zonës së Zvernecit dhe që për­doret gjerë­sisht nga protestue­sit këto ditë.

Ndërko­hë që vëmend­je ka tërhe­qur më së shumti foto e pro­fil­it ku në të shi­het një flamin­go e cila është duke pas­tru­ar pendët e saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading