“Jam dhe do vazhdoj të jem me PS”, Spiropali flet pas kritikave të Ramës: Në parti duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po futej në Parlament për seancën plenare të orën 10:00, është pyetur nëse ka komunikuar me kryeministrin Rama për pakënaqësitë që ajo ka artikuluar kohët e fundit ndej Partisë Socialiste.
“E rëndësishme është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”, u shpreh Spiropali.
Ish-ministrja e Jashtme u pyet edhe nëse do të vepronte si Marjana Koçeku, e cila u largua nga radhët e PS, Spiropali u shpreh:
Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem në PS.
“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, shtoi Spiropali.