Doli si deputete e pavarur, PS largon “Neomalësoren” nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asocimin

Pas largim­it nga Par­tia Social­iste të deputetes Mar­jana Koçeku, kryetari i grupit par­la­men­tar të mazho­rancës, Taulant Bal­la, ka kry­er veprim­in e rad­hës në lid­hje me “Neo­ma­lë­soren”.

Në seancën e sotme par­la­mentare, kryetari i Kuven­dit, Niko Peleshi, bëri me dije lëviz­jen, duke njof­tu­ar se Koçeku është larguar nga Komiteti Par­la­men­tar për Sta­bi­liz­im Asocimin.

“Kryetari i grupit par­la­men­tar të PS, Taulant Bal­la, ka njof­tu­ar këto ndryshime.

Në Del­e­ga­cionin e Asam­blesë Par­la­mentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Erjo Mile largo­het si anë­tar dhe deputeti Vull­net Sinaj cak­to­het anë­tar.

Në Komitetin Par­la­men­tar për Sta­bi­liz­im Asocimin, deputet­ja Mar­jana Koçeku largo­het si anë­tarë dhe emëro­het si anë­tar deputeti Erjon Malaj cak­to­het anë­tar”, u shpreh kryetari Peleshi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading