DEKRETOHET AMNISTIA PENALE! Presidenti Begaj kalon ligjin, ja kush përfiton e kush jo

Pres­i­den­ti i Repub­likës Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekre­toi sot shpall­jen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.

Gjithash­tu, Pres­i­den­ti i Repub­likës Bajram Begaj, dekre­toi sot shpall­jen e ligjit nr. 59/2026, “Për sek­torin e energjisë elek­trike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për infor­ma­cionin elek­tron­ik të trans­portit të mallrave”.Kush per­fi­ton?

Amnis­tia Penale e mirat­u­ar nga Kuven­di pritet të sjel­lë lir­im­in e men­jëher­shëm të 466 të dënuarve dhe uljen e dënim­it për 869 të tjerë, duke zgjeru­ar për­fitue­sit deri tek per­son­at me vendime të for­mës së pre­rë deri më 31 maj 2026.

Nga ske­ma për­fi­to­jnë të dënuar­it për vepra me rrezik­sh­mëri më të ulët, gratë, të mitu­rit dhe të moshuar­it, ndër­sa jashtë saj mbeten autorët e krimeve të rën­da, kor­rup­sion­it, trafikut të drogës dhe dos­jeve të SPAK.

Mes atyre që do të liro­hen janë 11 gra dhe 1 i mitur, ndër­sa 8 gra të tjera dhe 1 tjetër i mitur, për­fi­to­jnë ulje dën­i­mi.

Fil­lim­isht amnis­tia thoshte se për­fitue­sit e saj duhet të kenë mar­rë një vendim të for­mës së pre­rë deri më 31 dhje­tor të vitit 2025, ndër­sa ndryshimet e reja sak­të­so­jnë se do të për­fi­to­jnë të gjithë ata që kanë mar­rë një vendim të for­mës së pre­rë deri me 31 maj të këtij viti.

Të bur­go­surit do të kenë mundësi të për­fi­to­jnë nga amnis­tia edhe nëse vendi­mi i for­mës së pre­rë nga Apeli nuk është zbard­hur ende.

Nga amnis­tia do të për­fi­to­jnë bur­rat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose me dën­ime më të lehta gjobë, apo dën­ime të tjera alter­na­tive, gratë e dënuara me burgim deri në 4 vjet ose me dën­ime më të lehta.

Po ash­tu liro­hen bur­rat që janë aktu­al­isht në burg dhe u kanë mbe­tur për të vua­j­tur deri në 3 vjet dën­im si dhe gratë të cilave u kanë mbe­tur për të vua­j­tur deri në 4 vjet dën­im.

Një tjetër krit­er për­fitues është dhe mosha. Bur­rat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe per­son­at që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kry­er veprën penale, pavarë­sisht dënim­it, por jo kur ndod­hen në burg për vepra të rën­da që për­jash­to­hen nga amnis­tia.

Jashtë amnis­tisë mbeten të dënuar­it për një sërë veprash të rën­da penale, mes tyre Vras­jet me dash­je dhe krimet kundër jetës, krimet kundër njerëzim­it, përd­hu­nimet dhe krimet sek­suale, trafiki­mi i qenieve njerë­zore, dhe shumë vepra të tjera të rën­da.

Gjithash­tu nuk do të për­fi­to­jnë per­son­at që i janë shman­gur drejtë­sisë, pra ata që janë fshe­hur, arratisur ose kanë shman­gur ekzeku­timin e vendim­it penal.

Të gjitha veprat që bien nën juridik­sion­in e SPAK, dhe të gjithë per­son­at që kanë një vendim nga GJKKO nuk do të mund të për­fi­to­jnë pavarë­sisht për çfarë janë dënuar.Amnistia nuk kufi­zo­het vetëm te të dënuar­it.

Pro­jek­tligji parashikon edhe fal­jen e ndjek­jes penale për disa kundër­va­jt­je dhe vepra me rrezik­sh­mëri të ulët, ndër­sa pro­ce­du­rat konkrete do të zba­to­hen nga gjykatat dhe prokuror­itë pas hyr­jes në fuqi të ligjit.

Kësh­tu 2163 per­ona do të për­fi­to­jnë shuar­je të shër­bim­it të provës, ndër­sa 2914 të tjerë për­fi­to­jnë ulje. Sipas Min­istrit të drejtë­sisë Toni Gogu num­ri total i atyre që për­fi­to­jnë nga kjo amnisti është 6412 per­sona!

Par­tia Social­iste nuk pra­noi dy amen­da­mente të Arjan Ndo­jit të PD që kërkonte të për­fi­to­jnë edhe të dënuar­it nga GJKKO dhe SPAK, dhe të Jori­da Tabakut që kërkonte që amnis­tia të përf­sh­inte fyer­jen dhe shpif­jen.

VEPRAT QË NUK AMNISTOHEN

Vras­jet me dash­je dhe krimet kundër jetës
Krimet kundër njerëzim­it
Përd­hu­nimet dhe krimet sek­suale
Trafiki­mi i qenieve njerë­zore
Dhu­na e rëndë ndaj fëmi­jëve
Rrëm­bi­mi dhe peng mar­r­ja
Kor­rup­sioni i zyr­tarëve pub­likë
Pastri­mi i par­ave
Trafiku i drogës
Kri­mi i orga­nizuar dhe orga­ni­zatat krim­i­nale.
Veprat ter­ror­iste
Krimet zgjed­hore
Shu­mi­ca e veprave të rën­da mjedis­ore dhe ekonomike

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading