Përplasjet te Kuvendi/ Aktivisti: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent! Ndërkombëtarët t’i vënë fre këtij regjimi

Aktivisti Andi Tepe­le­na iu bëri thir­je ndërkom­bë­tarëve që të reago­jnë dhe të ndërhyjnë për largimin e qev­erisë së Edi Ramës.

Duke folur për gaze­tarët, pas ten­sion­eve dhe për­plas­jeve mes protestuesve dhe poli­cisë për­para Kuven­dit, aktivisti deklaroi se ambasa­da e SHBA-së duhet të reago­jë ndaj dhunës.

Ai aku­zoi Taulant Bal­lën se po nxit policinë që të ushtro­jë dhunë ndaj protestuesve dhe se po i etike­ton ata si anti-amerikanë apo agjen­të të Iran­it.

“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqip­tar me nën­shtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyr­ja ndërkom­bëtare për t’i vënë fre këtij regji­mi gjakatar.

Bal­la është ban­dit që  ka bërë thirrje poli­cisë që të ushtro­jë dhunë ndaj qyte­tarë paqë­sorë. Ata min­is­trat se donin të hanin bukë, urd­hëru­an policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llu­mi i shoqërisë shqiptare.

Ka ard­hur koha që të ikin. Ne jemi qyte­tarët më paqë­sorë të këtij ven­di, pro evropi­anë dhe pro perëndi­morë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qyte­tari.

Bal­la është një leg­en që do të provo­jë dhunën për të na nxjer­rë si anti-amerikan, si agjen­të të Iran­it. Është pro­voka­tor i rën­domtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading