“Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës”/ Reagon, Salianji: Po shkatërron PD, braktis parlamentin

Ervin Salian­ji aku­zoi Sali Berishën se ka zgjed­hur të shkatër­ro­jë Part­inë Demokratike dhe t’i shër­be­jë deri në fund Edi Ramës.

Ndër­sa para Kuven­dit po mba­hen protes­ta kundër qev­erisë Rama, Salian­ji është i mendim­it se Berisha duhej të ishte bërë mburo­jë poli­tike për protestue­sit, por ai zgjod­hi të largo­het.

“Sali Berisha ka zgjed­hur t’i shër­be­jë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qyte­tarët protesto­jnë për­bal­lë Par­la­men­tit, në vend që të për­bal­let me Edi Ramën dhe të jetë mburo­jë poli­tike për protestue­sit, ai brak­tis Par­la­mentin dhe largo­het. Në ditët më të zeza per Edi Ramën, Berisha zgjedh te shkatër­ro­jë Par­tine Demokratike!” tha Salian­ji.

Salian­ji komen­toi edhe mbled­hjen e Krye­sisë së Këshillit Kom­bë­tar të PD-së duke e cilë­suar një mbled­hje që ka për­jash­tu­ar mer­itën dhe kon­tributin e demokratëve.

“E njëj­ta logjikë sun­don edhe bren­da Par­tisë Demokratike. Si kryetar uzur­pa­tor, për­jash­ton nga Krye­sia njerëz­it me kon­tributin më të madh. Më të votu­ar­it nga qyte­tarët rezul­to­jnë më të pavo­tu­ar­it në Kryesinë e Sali Berishës.

Ata që kanë mba­j­tur peshën e opoz­i­ta­rizmit për 13 vite ose lihen jashtë, ose ren­diten në fund. Qar­qe si Korça dhe Shko­dra mbeten pa asnjë për­faqë­sues, ndër­sa edhe qar­qet fituese injoro­hen dhe nuk për­faqë­so­hen siç duhet.

Një opoz­itë nuk mund të fito­jë duke për­jash­tu­ar mer­itën, votën dhe kon­tributin dhe duke futur anon­imë që nuk i njeh askush përveç rrjeteve sociale si fansa të uzur­pa­torit!” tha Salian­ji duke e qua­j­tur Berishën ‘kam­balecin poli­tik të Edi Ramës.’

Për Salian­jin ka vetëm një rrugë për largimin e Edi Ramës: largi­mi i Sali Berishës.

“Nëse duam të largo­jmë Edi Ramën, duhet të largo­jmë më parë pengesën më të mad­he të opoz­itës: Sali Berishën, i cili është kthy­er në kam­balecin poli­tik të Edi Ramës.

Ne nuk do i lemë demokratët të vetëm, kon­tribu­ti i tyre do të vlerë­so­het!” tha Salian­ji.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading