U arratis në sy të efektivëve/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

Edhe pse ruhej 24 orë nga efek­tivë të poli­cisë jashtë banesës së tij në Shkodër, Hasan Fer­ra­caku ka arrit­ur që të arra­tiset pa lënë asnjë gjur­më.

Hasan Fer­ra­caku është një prej të dyshuarve si pjesë­mar­rës në masakrën e ndod­hur në Velipo­jë 5 vite më parë, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plago­sur.

Hasan Fer­ra­caku ndod­hej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në rua­jt­je 24 orë nga poli­cia e Shko­drës, por pavarë­sisht kësaj ka arrit­ur që të arra­tiset duke i shpë­tu­ar rua­jt­jes policore dhe duke u larguar në drej­tim të padi­tur.

Fer­ra­cakut, pasi i kishin mbaru­ar afatet e paraburgim­it si një prej të dyshuarve në vras­jen e ndod­hur në Velipo­jë u la në “arrest shtëpie”, nga gjyka­ta kërkoi mbikëqyr­je 24 orë. Fer­ra­caku ishte në rua­jt­je nga efek­tivët prej afro 3 vitesh dhe ka gje­tur mënyrën që të arra­tiset për arsye që ende janë të paqar­ta.

Ai ishte një prej dy të plago­surve në masakrën e 26 qer­shorit 2021 në Velipo­jë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestu­an men­jëherë pas ngjar­jes së rëndë.

Në atë për­plas­je me armë mbetën të vrarë Kuj­tim Fer­ra­caku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xho­vani Gocaj 25 vjeç si dhe kamari­eri 20 vjeçar Myz­er­im Zeneli që kishte ditën e parë të punës.

Për atë ngjar­je poli­cia asoko­he shpal­li në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Fer­rac­skut, Abe­din, Shyqyri dhe Besmir Fer­ra­caku. Vras­ja e katër shte­tasve dhe plagos­ja e dy të tjerëve erd­hi pas një kon­flik­ti mes famil­jes Gocaj dhe famil­jes Fer­ra­caku lid­hur me një parcelë she­zl­longesh në plazhin e Velipo­jës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading