Përplasjet e dhunshme/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Për­plas­je dhe ten­sione mes protestuesve dhe poli­cisë u regjis­ru­an para­diten e sotme për­para Par­la­men­tit, tek­sa deputetët do të mblid­hen në seancën e rad­hës par­la­mentare.

Disa pre protestuesve kanë godi­tur me vezë deputetët, çka ka bërë që poli­cia të reago­jë duke i shoqëru­ar në komis­ari­at.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gard­hin met­a­lik dhe ten­tu­an të hyjnë bren­da Par­la­men­tit, gjë që bëri që Poli­cia të për­dorte edhe spray lot­sjel­lës.

Gjatë për­plas­jeve mbetën të plago­sur 7 efek­tivë poli­cie, pasi protestue­sit qël­lu­an me gurë.

Nga ana tjetër 5 qyte­tarë kanë mar­rë lëndime nga gazi lot­sjel­lës e spray i hed­hur nga poli­cia.

Po ash­tu, poli­cia ka shoqëru­ar 18 per­sona të cilët sul­muan me vezë mak­i­nat e deputetëve para par­la­men­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading