Alarm për shpërthimin e norovirusit në anijen turistike në Alaskë, mbi 100 pasagjerë të infektuar (VIDEO)

Një ani­je luk­soze tur­is­tike në një udhë­tim 20-ditor në Alaskë është vënë në gatish­mëri pasi më shumë se 100 pasag­jerë u sëmurën me simp­toma të të vjellave dhe diar­resë pas një shpërthi­mi të norovirusit në bord.

Ani­ja Ruby Princess, e ope­ru­ar nga Princess Cruis­es, u anko­rua në San Fran­cisko të enjten, me 102 pasag­jerë të sëmurë dhe 23 anë­tarë të ekuipazhit që shfaqnin simp­toma të virusit shumë ngjitës, sipas Qen­drave të SHBA-së për Kon­trol­lin dhe Paran­dal­im­in e Sëmund­jeve.

Norovirusi, i qua­j­tur shpesh “gripi i stom­akut”, shkak­ton sëmund­je gas­troin­testi­nale dhe përhapet lehtë­sisht përmes kon­tak­tit të drejt­për­drejtë, sipër­faqeve të kon­t­a­min­uara dhe ushqim­it ose pijeve që kanë rënë në kon­takt me virusin. Ekspertët par­ala­jmëro­jnë se pacien­tët mund ta përhapin norovirusin për dy javë ose më shumë pasi simp­to­mat të zhduken.

Shpërthi­mi në Ruby Princess u rapor­tua për herë të parë më 28 qer­shor. Sipas të dhë­nave, ai ka sëmurë pak më shumë se 3% të pasag­jerëve dhe rreth 2% të ekuipazhit.Anija tur­is­tike ishte nisur nga San Fran­cis­co më 12 qer­shor, duke ndalu­ar në des­ti­na­cione në Kana­da dhe Alas­ka për­para se ani­ja të kthe­hej në Kali­forni këtë javë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading