“Po bie drejt Tokës”, NASA nis misionin për shpëtimin e teleskopit hapësinor Swift

NASA ka nisur një mision të paprece­den­të për të shpë­tu­ar obser­va­torin hapësi­nor Swift, i cili rrezikon të hum­basë orbitën dhe të rik­the­het në atmos­fer­ën e Tokës.

Për herë të parë, një ani­je robotike do të për­piqet të kapë një teleskop në hapësirë dhe ta ngre­jë atë në një orbitë më të sig­urt.

Misioni real­i­zo­het nga ani­ja kozmike LINK, e zhvil­lu­ar nga kom­pa­nia Kat­a­lyst Space Tech­nolo­gies. E pajisur me tre krahë robotikë, kam­era dhe sis­teme navigi­mi, LINK do të për­piqet të afro­het me Swift, ta kapë dhe më pas ta ngre­jë grad­u­al­isht nga rreth 360 kilo­me­tra lartësi në rreth 600 kilo­me­tra, aty ku oper­onte fil­lim­isht.

Shkencë­tarët e kon­sidero­jnë mision­in me rrezik të lartë, pasi një opera­cion i tillë nuk është kry­er më parë. Sipas studi­ue­sit të Uni­ver­sitetit të Hapur, Dr. Sime­on Bar­ber, Swift është një obser­va­tor unik që u mundë­son astronomëve të stu­dio­jnë shpërthimet e rrezeve gama dhe fenomene të tjera me energji jashtëza­kon­isht të lartë, të cilat nuk mund të vëzh­go­hen me instru­mente të tjera.

Obser­va­tori Swift u lëshua në vitin 2004 për të studi­uar shpërthimet më të fuqishme në Univers, të shkak­tu­ara nga vdek­ja e yjeve gji­gan­të ose për­plas­ja e objek­teve të den­dura kozmike.

Gjatë dy deka­dave të fun­dit ai ka dhënë kon­tribute të rëndë­sishme në astrono­mi, duke zbu­lu­ar ngjar­je që zgjasin vetëm pak sekon­da, por çliro­jnë energji të barabartë me atë që Diel­li prod­hon gjatë gjithë jetës së tij.

Rënia grad­uale e Swift është shkak­tu­ar nga rrit­ja e aktivitetit diel­lor, e cila ka zgjeru­ar atmos­fer­ën e Tokës dhe ka shtu­ar rezis­tencën ndaj lëviz­jes së telesko­pit. Si paso­jë, orbi­ta e tij ka zbrit­ur nga 600 në rreth 360 kilo­me­tra, krye­sisht gjatë dy viteve të fun­dit. Nëse zbret nën 300 kilo­me­tra, ekspertët par­ala­jmëro­jnë se shpë­ti­mi i tij nuk do të jetë më i mundur.

Gjatë javëve të ardhshme, LINK do të testo­jë të gjitha sis­temet e saj për­para se t’i afro­het Swift-it. Pasi të arri­jë pranë telesko­pit, roboti do ta fotografo­jë nga kënde të ndryshme për të për­cak­tu­ar pikën më të sig­urt të kap­jes, pasi obser­va­tori nuk ishte pro­jek­tu­ar për opera­cione të tilla.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading