Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njo­hur Koço Qen­dro, një prej fig­u­rave më të spikatu­ra të teatrit, estradës dhe kine­matografisë shqiptare, e po ash­tu një nga aktorët më jetëg­jatë të kine­matografisë shqiptare.

I lin­dur më 15 maj 1927 në Senicë të Delv­inës, Koço Qen­dro e lid­hi jetën dhe kar­ri­erën e tij me Korçën, qytet ku u bë një nga themelue­sit dhe artistët më për­faqë­sues të teatrit dhe estradës pro­fe­sion­iste. Koço Qen­dro u kthye në një nga emrat më të dashur për pub­likun shqip­tar.

Roli i Harpag­o­nit në komed­inë “Kopraci” të Molier­it mbetet një nga inter­pre­timet më të spikatu­ra në his­tor­inë e teatrit shqip­tar.

Ai e inter­pre­toi këtë per­son­azh në peri­ud­ha të ndryshme të jetës, duke u rik­thy­er në skenë edhe në një moshë shumë të thy­er dhe duke dësh­muar se pasioni për artin nuk njeh kufij.

Në kine­matografi, Koço Qen­dro la gjur­më me inter­pre­timet në fil­ma si “I teti në bronz”, “Për­bal­li­mi”, “Agimet e stinës së mad­he”, “Vendi­mi” dhe prod­hime të tjera që mbeten pjesë e fon­dit të artë të filmit shqip­tar.

Përveç aktrim­it, ai dha një kon­tribut të çmuar në rua­jt­jen e his­torisë së teatrit korçar, duke doku­men­tu­ar kuj­time, ngjar­je dhe figu­ra që kanë ndër­tu­ar tra­ditën e skenës shqiptare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading