“I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Lla­pushi, i dënuar për vras­jen e kamarier­it Gaz­ment Kur­maku pas ngjar­jes së ndod­hur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasan­it, ka reaguar me një deklaratë të gjatë pub­like, ku kundër­sh­ton dën­imin për veprën penale “vras­je me dash­je” dhe pre­tendon se pro­ce­si ndaj tij është zhvil­lu­ar me stan­darde të dyfish­ta.

Lla­pushi shpre­het se nuk mohon trag­jed­inë dhe hum­b­jen e jetës së vik­timës, por këm­bën­gul se nuk ka pasur asnjëherë qël­lim për të vrarë. Sipas tij, ngjar­ja ka qenë paso­jë e një godit­je­je të vetme me grusht, pa për­dorim arme, pa plan­i­fikim dhe pa kon­flikt të mëparshëm mes palëve.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk pra­noj të quhem vrasës me dash­je kur nuk kam pasur qël­lim për të vrarë”, shpre­het ai në deklaratë.

Në reag­imin e tij, Lla­pushi pre­tendon se gjyka­ta nuk ka vlerë­suar në mënyrë të drejtë rrethanat e ngjar­jes dhe ngre pyet­jen pse ndaj tij është aplikuar akuza më e rëndë, ndër­sa në çësht­je të tjera, që sipas tij kanë pasur rrethana më të rën­da, është arrit­ur në për­fundime të ndryshme lid­hur me ele­mentin e dash­jes.

Ai bën të ditur gjithash­tu se famil­ja e vik­timës ka nor­mal­izuar mar­rëd­hëni­et me famil­jen e tij përmes një akti note­r­i­al të vitit 2021 dhe shtron pyet­jen nëse ky doku­ment është mar­rë në kon­sid­er­atë gjatë pro­ce­sit gjyqë­sor.

Në deklaratë, Lla­pushi hedh akuza edhe ndaj insti­tu­cion­eve ligjz­bat­uese, duke pre­tend­uar se është ekspozuar padrejtë­sisht si një nga pesë per­son­at më të kërkuar në vend dhe se prej vitesh ka qenë objekt i një përnd­jek­je­je të vazh­dueshme nga struk­tu­ra bren­da Poli­cisë së Shtetit.

Ai kërkon ver­i­fikim insti­tu­cional për mënyrën e ngrit­jes së akuzës, zhvil­lim­in e pro­ce­sit gjyqë­sor, si dhe për pro­ce­du­rat e përgjim­it të banesës së tij, duke pre­tend­uar se janë cen­uar edhe të drej­tat e famil­jes.

Lla­pushi deklaron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, bren­da dhe jashtë Shqipërisë, për të kërkuar, sipas tij, zbard­hjen e plotë të çësht­jes dhe përgjegjësi insti­tu­cionale.

Ngjar­ja për të cilën ai është dënuar ndod­hi më 2 tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasan­it.

Sipas het­imeve dhe akuzës së ngrit­ur nga Prokuro­r­ia, kon­flik­ti nisi për një tavolinë të rez­ervuar, ndër­sa kryeka­mari­eri Gaz­ment Kur­maku humbi jetën pas dhunës së ushtru­ar ndaj tij.

Lla­pushi u shpall në kërkim pas ngjar­jes dhe më pas u për­ball me akuzën për “vras­je me dash­je”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading