Policia ka dhunuar protestuesin e arrestuar me epilepsi’, Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime…

Min­istri Besfort Lamal­lari ka hed­hur poshtë akuzat e bëra nga avokati Gen­tian Ser­jani se poli­cia ka ushtru­ar dhunë mbi një protestues të arrestu­ar te komis­ariati nr. 3, i cili vuan nga epilep­sia.

Ai ka ndarë një video të Ser­jan­it duke komu­nikuar me dikë ku pre­tendon që protestue­si deri më tani ka pësuar 3 herë kriza epilep­sie.

Sipas tij, ai nuk është ndih­muar, por dhunuar për shkak të sit­u­atës së kri­juar nga gjend­ja shën­de­të­sore. Më tej, Ser­jani thotë se është kërkuar lir­i­mi i protestue­sit, për të cilin pre­tendo­het të jetë edhe në grevë urie.

Lamal­lari thotë se Poli­cia e Shtetit i ka cilë­suar të pabaza dhe të pavërte­ta këto akuza, ndër­sa AMP ka nisur ver­i­fikimet. Gjithash­tu, vlerësime të sit­u­atës janë kry­er edhe nga Avokati i Pop­ul­lit dhe nuk ka asnjë sin­jal­iz­im prob­lematikash.

Lamal­lari thek­son se nëse ver­i­fikimet e AMP vërte­to­jnë rapor­timet e Poli­cisë, kjo e fun­dit ka të drejtë të denon­co­jë Ser­janin dhe ta refer­o­jë në Dhomën e Avokatisë për papërgjegjsh­mëri etiko-pro­fe­sion­ale.

“Duke mar­rë shkas nga deklaratat e bëra pub­like si në videon bashkëlid­hur i kam kërkuar men­jëherë Poli­cisë së Shtetit infor­ma­cion mbi pre­tendimet e rastit në fjalë.

Poli­cia e Shtetit më ka infor­muar se pre­tendime të tilla janë total­isht të pabaza dhe të pavërte­ta.

Më pas Agjen­cia e Mbike­qyr­jes Policore ka nisur men­jëherë ver­i­fikimet mbi pre­tendimet e parashtru­ara duke admin­istru­ar të gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm.

Por ndërko­hë insti­tu­cioni i Avokatit të Pop­ul­lit, i cili ka vepru­ar krye­sisht dhe pavarë­sisht prej Poli­cisë së Shtetit duke i viz­itu­ar të ndalu­ar­it për akte dhune, po ash­tu nuk ka shtru­ar asnjë prob­lem të kësaj natyre.

Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëj­tat kon­kluzione Poli­cia e Shtetit i lind e drej­ta dhe detyri­mi jo vetëm për refer­im­in në prokurori të deklarue­sit sipas për­cak­timeve ligjore në fuqi lid­hur me përhap­jen e qël­limshme të thënieve që nxisin urre­jt­je, por edhe për refer­im­in në Dhomën Kom­bëtare të Avokatisë ku buron liçen­ca e një avokati të dyshuar për papërgjegjsh­mëri etiko-pro­fe­sion­ale”, shkru­an min­istri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading