Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk kalon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Gjyka­ta Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare pad­inë e krye­bashki­akut të Tiranës, Erjon Veli­aj, i cili u ankua për vendim­mar­rjen e një gjyq­tari para­prak që e dër­goi të për­bal­let me SPAK si i pan­de­hur në gjykimin e themelit.

Duke këm­bën­gu­lur për papa­jtuesh­mëri me Kushte­tutën, krye­bashki­aku ten­toi shfuqiz­imin e vendim­it të 9 shkur­tit 2026 të gjyqtares para­prake, e cila aprovoi hetimet e SPAK dhe ven­dosi vazhdimin e gjykim­it të hapur ndaj 30 të akuzuarve, mes tyre edhe funk­sion­ari lokal.

Gjyq­tarët kushtetues vlerë­suan moskalim­in e çësht­jes në seancë plenare.Siç rapor­ton Ani­la Hox­ha, gjithash­tu, krye­bashki­aku kishte kërkuar në këtë gjykatë edhe pavlef­sh­mërinë e çdo seance të mëpasshme prej momen­tit kur gjyq­tari para­prak ia kaloi një trupe gjyqë­sore të GJKKO-së, pro­cese që vazh­do­jnë të mba­hen vetëm me pran­inë e avokatit të tij, duke qenë se Veli­aj vazh­don të insis­to­jë për baraz­inë e armëve, që është dal­ja nga kafazi dhe ulja në sal­lë përkrah mbro­jt­jes.

Edhe kjo pikë nuk kaloi në seancën plenare, ndërko­hë që kërke­sa të tjera lid­heshin edhe me kom­pe­ten­cat e SPAK, siç është për­p­jek­ja e Veli­a­jt për të shfuqizuar një pikë të këtij ligji që i jep kom­pe­ten­ca prokuror­it të posaçëm të het­o­jë, kur ka dyshime të arsyeshme, kolegët dhe gjyq­tarët antiko­r­rup­sion.

Megjithatë, pritet që edhe kjo hum­b­je të shfry­të­zo­het nga Veli­aj në të ardhmen, me qas­jen se në gjykimin para­prak nuk është për­faqë­suar nga avokatët e tij.

Njëher­azi, në kohën më të afërt do të për­doret edhe fitor­ja e pjesshme e Veli­a­jt, mar­rë po në Gjykatën Kushtetuese, që urd­hëroi Gjykatën e Lartë të shqyr­to­jë çësht­jen e paraburgim­it të Veli­a­jt në raport me detyrën që ai mban si kryetar bashkie dhe mbyll­jen në kafazin e xhamtë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading