Rama: Dua drejtësi që nuk sheh majtas dhe djathtas

BBC News është një nga dhjetëra medi­at ndërkom­bëtare që i ka kush­tu­ar vëmend­je sit­u­atës së kri­juar në Shqipëri nga protes­ta një­mu­jore.

Guy Delauney, gaze­tari bri­tanik që ka qenë në Tiranë, ka për­shkru­ar sesi protes­ta për të mbro­j­tur flamin­got që kanë habi­tatin e tyre në Nartë, ku pro­jek­to­het të ndër­to­het resor­ti i Jared Kush­n­er, është kthy­er në një protestë të për­nat­shme ku kërko­hen shkol­la e spi­tale më të mira, stan­darde jetese më të lar­ta dhe dorëhe­q­ja e pane­go­ci­ueshme e kryem­i­nistrit.

Mes të inter­vis­tu­arve është Fatos Lubon­ja, i cili aku­zon kryem­i­nistrin se në bashkëpunim me oli­garkë dhe krim­in e orga­nizuar që po pas­tro­jnë paratë në Shqipëri, po ndër­ton kul­la betoni për të cilat kërkon nga drejtësia të hetojë.Por kryem­i­nistri, i inter­vis­tu­ar në zyrën e tij pak për­para se protestue­sit të mblid­heshin poshtë saj, i për­shkru­an prote­s­tat si një shen­jë të një shoqërie të shën­det­shme dhe demokratike.

Gaze­tari i BBC e pyeti nëse duhet të shqetë­so­hen shqip­tarët për integritetin e kryem­i­nistrit pas het­imeve të nisura nga SPAK ndaj bashkëpunë­torëve të tij të ngushtë.

“E kam thënë që nga dita e parë: unë dua një drejtësi që nuk sheh as maj­tas, as djath­tas, por sheh drejt. Një drejtësi që nuk mund të bli­het, nuk mund t’i ushtro­het pre­sion dhe nuk mund të kon­trol­lo­het nga larg. Gjithash­tu kam thënë se ky është kon­tribu­ti më i madh që Par­tia Social­iste do t’i japë këtij ven­di, sepse nuk do të kon­tribuo­jë vetëm duke bërë refor­ma, por edhe duke sakri­fikuar vetveten për vendin”.

Në shkrim vlerë­so­het trans­formi­mi i Shqipërisë në 13 vitet e fun­dit dhe thek­so­het fak­ti se shu­mi­ca e kullave të ngrit­u­ra në Tiranë janë pro­jek­tu­ar nga arkitek­të me rep­uta­cion ndërkom­bë­tar. Po ash­tu, zhvil­li­mi i indus­trisë së tur­izmit ka ndikuar në imazhin e ndryshuar të Shqipërisë në arenën ndërkom­bëtare, duke kon­tribuar me më shumë se një të pestën e Prod­him­it të Brend­shëm Bru­to (PBB).

BBC News e cilë­son si për­parim të rëndë­sishëm atë që Shqipëria ka bërë drejt anë­tarësim­it në Bashkimin Evropi­an, aq më shumë që nisi thua­jse nga zero në vitin 2022. Ndërko­hë, ven­di është në rrugën e duhur për të për­fun­d­uar nego­ci­atat e anë­tarësim­it deri në fund të vitit të ardhshëm.

Për momentin, shkru­an Guy Delauney, sit­u­a­ta duket si një ngërç. Protestue­sit nuk kanë ndër­mend të largo­hen, por as Edi Rama nuk ka ndër­mend të tërhiqet. Pran­daj, flamin­got ka shumë të ngjarë të vazh­do­jnë të jenë një pam­je e zakon­shme në rrugët e Tiranës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading