E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar para­diten e sotme në zonën e “Ujit të Fto­htë”, në Lun­go­maren e Vlorës, ku një grua e moshuar ka mbe­tur e plago­sur rëndë pasi ka rënë nga auto­busi i trans­portit pub­lik.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, e moshuara ishte duke zbrit­ur nga auto­busi i lin­jës, kur ka hum­bur ekuilib­rin dhe ka rënë nga shkallët e mjetit, duke u për­pla­sur me for­cë në betonin e shëti­tores.

Si paso­jë e rrëzim­it, ajo ka pësuar lëndime në fytyrë, kokë dhe gjym­tyrë.

Qyte­tarët që ndod­heshin pranë ven­dit të ngjar­jes kanë njof­tu­ar men­jëherë policinë dhe shër­bimin e urgjencës.Sipas dësh­mi­tarëve, ambu­lan­ca ka mbër­rit­ur me vonesë në vend­ng­jar­je.

Më pas, e moshuara është trans­portu­ar drejt Spi­tal­it Rajon­al të Vlorës, ku po merr ndih­mën mjekë­sore. Burime para­prake bëjnë me dije se ajo ndod­het në gjend­je të rëndë.

Rrethanat e plota të ngjar­jes mbeten ende për t’u sqaru­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading