Vendi në protestë, Endri Shabani nis pushimet? VIDEO në aeroport “tradhton” Avokatin e Shtetit, filmohet në Palma de Mallorca

Në një kohë kur ven­di po për­bal­let me protes­ta të përdit­shme dhe ten­sione të for­ta mes qyte­tarëve dhe Poli­cisë së Shtetit, Avokati i Pop­ul­lit Endri Sha­bani, mesa duket ka zgjed­hur të largo­het nga Shqipëria drejt Span­jës.

Ash­tu siç ka rapor­tu­ar edhe Syri TV, Sha­bani ndod­het në Pal­ma de Mal­lor­ca. Ai është fil­muar nga qyte­tarë në aero­port, tek­sa shi­het me një çan­të në shpinë dhe kuf­je në vesh duke dalë nga aero­por­ti i qytetit bregde­tar.

Vlen të thek­so­het se deri në këto momente nuk është kon­fir­muar zyr­tar­isht nëse pam­jet janë regjistru­ar ditën e sotme. Megjithatë, sipas rapor­tim­it të Syri TV pre­tendo­het se ato i përkasin kësaj dite.

Udhë­ti­mi i Avokatit të Pop­ul­lit vjen në një moment ten­sionesh në vendin tonë, ndër­sa 19 protestues vijo­jnë të mba­hen në qeli, pasi u arrestu­an para­diten e së enjtes pas për­plas­jeve dhe ten­sion­eve me efek­tivët e poli­cisë gjatë protestës.

Pak orë pas arres­timeve, Endri Sha­bani u paraqit në Komis­ari­atin nr. 1 për t’u intere­suar për sit­u­atën e të ndalu­arve dhe për respek­timin e të drej­tave të tyre.

Megjithatë, sipas infor­ma­cion­eve të bëra pub­like atë ditë asnjë prej protestuesve nuk pra­noi ta takonte.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading