Vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes

Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Drejtues Mad­hor Skën­der Hita, i dorë­zoi famil­jes së Dësh­morit të Atd­heut medal­jen e mirën­jo­hjes, ako­r­d­uar Inspek­torit Enea Mekol­li, pas aktit të tij sub­lim në krye të detyrës. .

Me rastin e ditëlind­jes së djalit të Dësh­morit të Atd­heut, Enea Mekol­li, Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Drejtues Mad­hor Skën­der Hita, i shoqëru­ar nga drejtues të lartë të Poli­cisë së Shtetit, zhvil­loi një viz­itë në famil­jen Mekol­li.

“E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështet­je nuk mund ta zëvendë­so­jë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju sig­uroj se nuk do të jeni kur­rë vetëm. Unë, Poli­cia e Shtetit, çdo punon­jës poli­cie, Min­is­tria e Brend­shme dhe Qev­e­ria Shqiptare do të jemi gjith­monë pranë jush, për t’ju mbështe­tur në çdo nevo­jë dhe në çdo moment.

Djali i Eneas mbushi një vjeç. Është një ditëlind­je e mbushur me dhim­b­je për mungesën e babait, por edhe me kre­nari për trashëgim­inë që ai i ka lënë.

Djali i Dësh­morit tonë tash­më ka sta­tusin “Fëmi­jë në përku­jdesje të Repub­likës” dhe deri në për­fundimin e arsim­it të lartë, do të për­fi­to­jë pagën e plotë të Eneas, arsim dhe shër­bim shën­de­të­sor falas, si dhe të gjitha të drej­tat e tjera që parashikon ligji. I uro­jmë jetë të gjatë, shën­det dhe mbarësi këtij engjël­li. Uro­jmë që të rritet me kre­nar­inë se babai i tij dha jetën në shër­bim të atd­heut dhe të qyte­tarëve”, tha Hita.

Drej­tori i Përgjithshëm i dorë­zoi famil­jes doku­menta­cionin që njeh djalin e Dësh­morit me sta­tusin “Fëmi­jë në përku­jdesje të Repub­likës”, medal­jen e mirën­jo­hjes të ako­r­d­uar Inspek­torit Enea Mekol­li për aktin sub­lim në krye të detyrës, si dhe çekun sim­bo­lik me vlerën 7 mil­ionë lekë të rinj (shumë e trans­fer­u­ar në llog­a­r­inë bankare), kon­tribut i punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit në shen­jë sol­i­dariteti për famil­jen e Dësh­morit.

“Ky është një kon­tribut i mbled­hur me zemër nga punon­jësit e Poli­cisë së Shtetit, si një shen­jë respek­ti, mirën­jo­hje­je dhe sol­i­dariteti për sakri­ficën sub­lime të Eneas, si dhe mbështet­je për famil­jen e Dësh­morit të Atd­heut.

Ne kemi detyrim­in moral dhe insti­tu­cional të kujde­se­mi për famil­jen e tij dhe këtë detyrim do ta përm­bushim me përgjegjësi dhe përkush­tim.

Ju hum­bët djalin tuaj, ne hum­bëm një koleg, një mik dhe një punon­jës poli­cie shem­bul­lor. Por emri dhe sakri­fi­ca e Eneas nuk do të har­ro­hen kur­rë. Ne do të qën­dro­jmë pranë jush, ndër­sa kuj­ti­mi i tij do të jeto­jë përherë në zem­rat tona, në his­tor­inë e Poli­cisë së Shtetit dhe në nder­im­in e gjithë shqip­tarëve”, shtoi Hita.

Famil­jarët e Dësh­morit, mes dhim­b­jes dhe kre­nar­isë, falën­deru­an Hitën, për mbështet­jen e vazh­dueshme që nga dita kur Enea ra Dësh­mor i Atd­heut në krye të detyrës.

Ata shpre­hën mirën­jo­hjen edhe për të gjithë punon­jësit e Poli­cisë së Shtetit për sol­i­daritetin dhe kon­tributin e dhënë në mbështet­je të famil­jes së tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading