Zjarri në Drizë të Fierit, Belinda Balluku reagon për situatën kritike: Janë evakuuar 6 familje! Pritet të angazhohet edhe një helikopter tjetër

Ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja dhe drejtues­ja poli­tike e PS-së në Qarkun e Fier­it, Belin­da Bal­luku, ka reaguar për sit­u­atën kri­tike të shkak­tu­ar nga zjar­ri në fshatin Drizë të Fier­it.

Bal­luku bën me dije se, me ndih­mën e Poli­cisë së Shtetit, janë evaku­uar gjashtë famil­je, ndër­sa sit­u­a­ta po mon­i­toro­het edhe për famil­je të tjera, me qël­lim garan­timin e sig­urisë së tyre.

Më tej, poli­tika­nia social­iste shkru­an se zjar­rfikësit po puno­jnë inten­sivisht për izolim­in dhe shuar­jen e vatrës së zjar­rit, pavarë­sisht vështirë­sive të kri­juara nga erërat e for­ta.

Sipas Bal­lukut, në ndih­më të zjar­rfikësve pritet të angazho­het edhe një helikopter i dytë i For­cave të Armato­sura.

Pos­ti­mi i Bal­lukut:

Gjatë orëve të para­dites, në fshatin #Drizë të Fier­it ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përha­pur drejt zon­ave të tjera për­reth.

Në ter­ren ndod­hen shër­bimet e Poli­cisë së Shtetit, me njësitë e For­cës së Posaçme “Shqipon­ja”, patrul­la të Ren­dit Pub­lik dhe Poli­cisë Rru­gore, të cilat kanë evaku­uar 6 famil­je nga bane­sat e tyre dhe po mon­i­toro­jnë sit­u­atën për të garan­tu­ar sig­ur­inë e banorëve.

Struk­tu­rat e Emergjen­cave Civile, në bashkëpunim me shër­bimin zjar­rfikës dhe insti­tu­cionet e tjera përgjegjëse, po puno­jnë inten­sivisht për izolim­in dhe shuar­jen e vatrës së zjar­rit, pavarë­sisht vështirë­sive të kri­juara nga erërat e for­ta.

Në opera­cion është angazhuar edhe një helikopter i For­cave të Armato­sura, ndër­sa pritet që një helikopter i dytë t’i bashko­het ndërhyr­jes në çdo moment

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading