Simbol i protestës me djalin e tij të paralizuar, lirohet Altin Hila, thirrja për kryeministrin Rama: Reflekto!

Gjyka­ta e Tiranës cak­toi ndaj Altin Hilës masën e sig­urisë “detyrim paraqit­je”, ndër­sa pas dal­jes nga gjyka­ta ai i bëri thirrje kryem­i­nistrit Edi Rama të reflek­to­jë për famil­jet në vështirësi.

Altin Hila, i cili u bë një nga fig­u­rat më të spikatu­ra të protestës për shkak të pranisë së tij së bashku me djalin e par­al­izuar, është liru­ar nga ambi­en­tet e gjykatës, pasi ndaj tij u ven­dos masa e sig­urisë “arrest në shtëpi”.

Pas vendim­it, Hila dha një mesazh drej­tu­ar kryem­i­nistrit Edi Rama, duke i kërkuar të tre­go­jë më shumë vëmend­je ndaj qyte­tarëve që jeto­jnë në kushte të vështi­ra.

“Rama, nëse duhet të reflek­to­jë ndon­jëherë në jetë, duhet të reflek­to­jë për këta njerëz që jemi rrit­ur herë me bukë e herë pa bukë. Bëje për patri­o­tizëm”, u shpreh ai për News24.

Ndërko­hë, Gjyka­ta e Tiranës ven­dosi masën e detyrim­it për paraqit­je për 12 protestues, ndër­sa pesë të tjerë u lanë të lirë pa asnjë masë sig­urie.

Për protestue­sit Ever­est Bardh dhe Ervin Gega, gjyka­ta cak­toi masën “arrest në shtëpi”, duke rrëzuar kërkesën e Prokuror­isë për “arrest me burg”.

Prokuro­r­ia kishte argu­men­tu­ar se dy të pan­de­hu­rit kishin ushtru­ar dhunë dhe kishin dëm­tu­ar një autom­jet të Poli­cisë gjatë protestës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading