“Arkivoli politik” te Kryeministria, Rama publikon VIDEON dhe reagon për herë të parë: Protesta ka rënë në duart e “llapaqorrëve”

Një nga ele­men­tët sim­bo­likë që tërho­qi vëmend­jen në protestën e ditës së djeshme ishte pra­nia e një arkivoli, i cili u mba­jt mbi supe nga disa protestues dhe më pas u ven­dos në shkallët e Kryem­i­nistrisë.

Arkivoli mbante mbishkrime si: “I Edi Ramës”, “Ju erd­hi fun­di” dhe “Ban­da e Rilind­jes”. Sipas protestuesve që e sol­lën në protestë, bëhej fjalë për një akt sim­bo­lik, ku arkivoli për­faqë­sonte fundin e qev­eris­jes së kryem­i­nistrit Edi Rama.

Në lid­hje me këtë ka reaguar edhe kryem­i­nistri Edi Rama, i cili ka sjel­lë në vëmend­je arkivolin e ven­do­sur nga protestue­sit, duke e kra­ha­suar me arkivolin e Azem Haj­dari që, sipas tij, Sali Berisha kishte sjel­lë pranë Kryem­i­nistrisë 28 vjet më parë.

“Është e drej­ta juaj të kërkoni nga jeta në këtë vend shumë më tepër sesa është arrit­ur në harkun kohor mes ark­mor­tit që 20 vjet më parë kishte bren­da një të vdekur dhe ark­mor­tit që mbrëmë, në të njëjtin bule­vard, kishte bren­da hum­n­erën mes jush dhe atyre që dritën e protestës suaj e futën në një ark­mort”, thek­son Rama në pos­timin e tij.

Më tej, kreu i qev­erisë thek­son se protes­ta për­fun­doi “në duart e lla­paqor­rëve, ujqve poli­tikë dhe çak­en­jve nga Prishti­na e Teto­va”, duke hum­bur, sipas tij, karak­terin qytetar.Postimi i plotë i Ramës në Face­book:

Të dashur flamin­go

Kjo video-kar­tolinë e trishtueshme është bërë për ata ndër ju që njëzet vjet më parë ishin fëmi­jë ose ende embri­on në barkun e nënës;

për ata që, edhe pse atëherë ishin mjaftueshëm të rrit­ur, Shqipërinë dhe Tiranën e asaj kohe i kanë lënë aq larg pas, sa sot u duken ose sikur nuk kanë ekzis­tu­ar kur­rë, ose sikur kujte­sa për të djesh­men është një bar­rë që i pen­gon të kërko­jnë më shumë nga e sot­m­ja;

dhe për ata që u larguan nga Shqipëria e Tirana, por që së fund­mi kthe­hen për një rrugë e dy punë, nga një anë pushime në Shqipërinë e re të një realiteti të trans­for­muar me refor­ma, punë, mund e durim kolos­al, nga ana tjetër dal­je në protestë për një “Shqipëri të re”; një Shqipëri çelësash magjikë, në emër të së cilës kërko­het që kon­tra­ta zgjed­hore me pop­ullin të shkelet me autokolona mak­i­nash të veshu­ra kuqezi.

Prediko­het që insti­tu­cionet demokratike duhet të shën­je­stro­hen dhe çliro­hen me for­cë si kësht­jel­la armike.

Jus­ti­fiko­het dhu­na ndaj të zgjed­hurve të pop­ul­lit që duhen pen­guar të hyjnë dhe dalin nga puna në Kuvendin e Shqipërisë.Dhe për­cak­to­het nga një “pop­ull” i vetësh­pal­lur në rrugë, se kush është atd­hetari e kush trad­hë­tari, kush shkon në burg, kush linço­het e kush lëv­do­het.

Nuk është qël­li­mi im t’ju bëj të ndje­heni se ishit gabim, përderisa protes­ta juaj u katan­dis në një kop­je të zmad­huar të protes­tave të shëm­tu­ara të kënetës poli­tike. Sepse jo, ju nuk ishit aspak gabim kur u ndjetë të zënë në një kurth prob­lemesh më të mëd­ha se sa fuqia juaj për t’i zgjid­hur dhe ku gjetët njëri-tjetrin me sekëllditë e me shpre­sat tua­ja.

Jo, ju nuk jeni gabim as sot nëse ndi­heni mirë duke u njehsuar si një bashkësi e mad­he njerëzish nga të gjitha rrugët e jetës, me zogjtë, me natyrën, me tokën, me atd­he­un, me Shqipërinë.

Jo, ju nuk jeni gabim, që kërkoni të ngri­heni mbi përdit­shmërinë e zakon­shme dhe të kërkoni nga ky vend shumë më tepër sesa është arrit­ur deri më sot.

Kjo nuk është vetëm e drejtë. Kjo është e nevo­jshme.

Dhe sado çudit­shëm mund t’ju tingël­lo­jë, unë ju jam fal­en­derues për dritën e shpresës dhe të alar­mit që ju ndezët me energjinë e protestës suaj paqë­sore, po kjo është një bisedë më e gjatë për një ditë të afërt.

Eshtë e drej­ta juaj të kërkoni nga jeta në këtë vend, shumë më tepër se sa është arrit­ur në harkun kohor mes ark­mor­tit që 20 vjet më parë kishte bren­da një të vdekur dhe ark­mor­tit që mbrëmë, në të njëjtin bule­vard, kishte bren­da hum­n­erën mes jush dhe atyre që dritën e protestës suaj e futën në një arkmort.20 vjet më parë ark­mor­ti u për­dor për të ngji­tur shkallët e kësht­jel­lës së kryem­i­nistrisë dhe i vdekuri u bë mish për top, duke i rënë portës së saj si dikur në mes­jetë, për të hed­hur poshtë qev­er­inë.

Ndër­sa mbrëmë ark­mor­ti u rish­faq si rezul­tati kre­jt i prit­shëm për mua i një për­p­jek­je­je të orkestru­ar për të thy­er shkallët e ngjit­jes më lart të këtij ven­di, duke e kthy­er kokë­poshtë Shqipërinë e ngrit­ur më në fund në këm­bë, pas një gjun­jëz­i­mi të gjatë, poli­tik­isht, ekonomik­isht, ndërkom­bë­tar­isht.

Po, ishte kre­jt i prit­shëm për mua. Sepse nuk është as e para dhe as e fun­dit Shqipëria, ku duar të stërvi­tu­ra armiqsh e dashakëqin­jsh të shoqërive demokratike (me fatet e lid­hu­ra me Bashkimin Europi­an a me Shtetet e Bashkuara), hyjnë, mar­rin nën kon­troll e bëjnë çmos të devi­jo­jnë në dëm të këtyre shoqërive, protes­ta që lindin si shpre­hje ndjen­jash të sin­qer­ta nga barku i shoqërisë, jo nga kon­spir­a­cionet ndërkom­bëtare

Natyr­isht, ato duar e mar­rin nën kon­troll një protestë edhe falë zel­lit të sal­la­hanëve që ka çdo vend, e që këtu janë të mirën­jo­hur nga të gjithë, lla­paqor­rat me shokë, të cilët kuj­tu­an se u bë bule­var­di kos dhe e rrethuan men­jëherë protestën tuaj, si hien­at sorkad­hen. Pas hutim­it të fil­lim­it, hynë në lojë edhe ujqit e lod­hur të Rrugës së Shpresës, që për t’u maskuar si patri­otë i dhanë hov tregtisë së qele­sheve në mes të vapës.

E kur ju nisët të shtegtoni nga bule­var­di duke kri­juar bosh­llëqe për fotografitë “200 mijëshe” të medias ndërkom­bëtare, u mobi­lizuan edhe çak­en­jtë e “dias­porës” nga Prishti­na e nga Teto­va, të cilët panë në bule­vard vatrën e shumëprit­ur për ben­z­inën e tyre të urre­jt­jes ndaj Tiranës zyrtare, ku s’kanë gje­tur dhe s’kanë për të gje­tur asnjë hapësirë për të zhvil­lu­ar deliret e tyre nacional-folk­lorike.

Sepse Tirana është krye­qyteti i Europës së Bal­lka­n­it, jo krye­qe­leshe iluzionesh nacional-komu­niste, nacional-islamiste apo nacional-izolacioniste.Sigurisht që ato duar e ato for­ca që janë përzi­er në çor­bën e ark­mor­tit, nuk e kon­trol­lo­jnë njëra-tjetrën apo më sak­të, kanë papa­jtuesh­mëri ekstreme mes njëra-tjetrës.

Por asnjë papa­jtuesh­mëri s’ka rëndësi sot për to, sepse sot i bashkon, disa me vetëdi­je e shumë të tjerë qor­razi, qël­li­mi i errët për ta ndalur Shqipërinë dhe kthy­er së prapthi, mu në kilo­me­trat fun­dit të rrugës shumëshekul­lore drejt diel­lit që lind ku perën­don. Po as kjo nuk është një bisedë për sot, aq më tepër që ju s’keni asnjë lid­hje me ta.

Sot ka një gjë krye­sore për të thënë. Ajo protestë nuk është më e jua­ja të dashur flamin­go! Ju jeni bërë, pa autor­iz­imin tuaj dhe jashtë dëshirës suaj, ali­b­ia e një ark­mor­ti të rik­thy­er në bule­vard si shem­bëll­tyrë e mal­lkim­it që e ka ndjekur Shqipërinë qysh prej vitit 1912; duke për­dorur gjith­monë atd­he­un, fla­murin dhe sovran­itetin si lëndë të para për të ushqy­er urre­jt­jen mes shqip­tarëve dhe si gozh­da ndëshki­mi që, më shumë se një herë, e kanë kyçur këtë vend në hum­n­erën bren­da atij ark­mor­ti.

Ama kjo video-kar­tolinë e trishtë nuk është kur­rës­esi një thirrje, që ju të hiqni dorë nga ndjen­jat e mendimet që ju bënë bashkë. Jo, kjo është vetëm një ftesë miqë­sore që ju të mos hiqni dorë në asnjë mënyrë nga kujte­sa. Sepse his­to­ria nuk është një bar­rë nga e cila shpë­to­jmë duke e flakur jashtë vëmend­jes sonë, po është busul­la që nuk na lejon të hum­basim rrugën tonë.

Kush har­ron nga vjen, nuk di më se ku po shkon.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading