“Zvërneci është tokë private, Sazani është i shtetit!” Rama sqaron: Nuk kërkohet shitja e tokës por dakordësim palësh për investimet amerikane

Në reag­imin e tij të bërë mëng­jesin e kësaj të diele, kryem­i­nistri Edi Rama u ndal dhe te çësht­ja e bujshme që ka “ngrit­ur  peshë” shqip­tarët, inves­timet amerikane në Zvërnec.

Duke thek­suar se Zvërneci është një tokë pri­vate ndër­sa Sazani është pub­like, kreu i qev­erisë shqiptare tha se ako­ma nuk është mbyl­lur mar­rëvesh­ja për pro­jek­tin e plan­i­fikuar me Jareed Kush­n­er.

Për të dis­atën herë, kryem­i­nistri thek­soi se nuk është kërkuar shit­je e tokës pub­like, por part­ner­itet mes shtetit shqip­tar dhe ortakëve të mar­rëvesh­jes, në këtë rast Jared Kush­neer dhe part­ner­ja e tij Ivan­ka trump.

“Zvërneci është tokë pri­vate, Sazani është tokë pub­like, ku ende nuk kemi mbyl­lur mar­rëvesh­jen. Pikër­isht sepse ne po nego­cio­jmë part­ner­itetin dhe shteti, që do të jetë gjith­n­jë pronar i tokës, do të duhet, për t’u real­izuar mar­rëvesh­ja, të jetë ortak në sipër­mar­rje” tha Rama në reag­imin e bërë mëng­jesin e sotëm.

Më tej, kryem­i­nistri u ndal dhe te rapor­timet e bëra në lid­hje me zonat e mbro­j­tu­ra dhe pre­tendimet për shkatër­rim­in e mje­dis­it, për të cilat tha se kanë kri­juar një vor­bull.

Rama thek­soi se nga ana e Komi­sion­it Europi­an kjo çësht­je është shqyr­tu­ar dhe deri më tani nuk ka pasur një alarm për inves­timet amerikane që pritet të bëhen në vijm.“Në rastin konkret, e gjitha është një vor­bull, e cila përz­i­het e përz­i­het e përz­i­het për qël­lime që tan­imë janë qartë­sisht të tjera, ndërko­hë që ne jemi të detyru­ar nga ato stan­darde të bëjmë vlerësimin e impak­tit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyru­ar nga ato stan­darde që t’u përgjig­je­mi të gjitha kritereve të Bashkim­it Europi­an.

Pra, si të thuash, “sig­ure­sa” për të gjithë ata që janë të shqetë­suar është aty; është pikër­isht Komi­sioni Europi­an, i cili deri më tani është njo­hur në vijimësi me fak­tet dhe nuk ka asnjë sens alar­mi, sepse është shumë e qartë që i gjithë pro­ce­si do të bëhet në har­moni me pro­cesin e mon­i­torim­it nga Komi­sioni Europi­an” tha Rama.Fjala e plotë e Edi Ramës:

Por, pa dyshim, që “qer­shia mbi tortë” e kësaj vizite ishte ajo e paprit­u­ra në inter­vistën me gazetaren e sek­sion­it ndërkom­bë­tar të Deutsche Ëelle‑s, ku, për hir të së vërtetës, u sur­pri­zo­va nga mënyra se si gaze­tar­ja e kishte “gëllti­tur” tërë­sisht çor­bën e të pavërte­tave lid­hur me Zvërnecin dhe lid­hur me mar­rëd­hënien mes qev­erisë dhe kom­panisë që për­faqë­so­het nga Jared Kush­n­er, duke mos e fshe­hur ajo se i përk­iste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qof­shin në Amerikë, qof­shin në Aus­trali, qof­shin edhe në Europë.

U për­bal­la me pyet­je të tip­it: “Si mund të pri­va­ti­zo­het, të shitet toka pub­like?”, gjë që as nuk ka ndod­hur, as nuk ka arsye të ndod­hë. Zvërneci është tokë pri­vate, Sazani është tokë pub­like, ku ende nuk kemi mbyl­lur mar­rëvesh­jen. Pikër­isht sepse ne po nego­cio­jmë part­ner­itetin dhe shteti, që do të jetë gjith­n­jë pronar i tokës, do të duhet, për t’u real­izuar mar­rëvesh­ja, të jetë ortak në sipër­mar­rje.

Pra, as nuk është kërkuar ndon­jë shit­je e tokës pub­like. Pas­taj, gjithë pje­sa që ka të bëjë me zonat e mbro­j­tu­ra, me Kapit­ullin 27, me sa jemi ne të vetëdi­jshëm apo çfarë jemi ne në gjend­je të sakri­fiko­jmë deri edhe vetë Bashkimin Europi­an, për të bërë pro­jek­tin, është një hata e mad­he logjike. Ndërko­hë që his­to­ria është fare e thjeshtë.

Cili­do që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë fak­tin që unë jam këtu për të udhëhe­qur Shqipërinë drejt anë­tarësim­it në Bashkimin Europi­an, fak­tin që ne kemi një man­dat pop­ul­lor shumë të fortë për të real­izuar këtë mision his­torik, fak­tin që ky mision his­torik nuk është i kra­ha­sueshëm dhe i barazvlef­shëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe fak­tin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvil­lime që bien ndesh me stan­dard­et dhe kriteret e Bashkim­it Europi­an.

Në rastin konkret, e gjitha është një vor­bull, e cila përz­i­het e përz­i­het e përz­i­het për qël­lime që tan­imë janë qartë­sisht të tjera, ndërko­hë që ne jemi të detyru­ar nga ato stan­darde të bëjmë vlerësimin e impak­tit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyru­ar nga ato stan­darde që t’u përgjig­je­mi të gjitha kritereve të Bashkim­it Europi­an.

Pra, si të thuash, “sig­ure­sa” për të gjithë ata që janë të shqetë­suar është aty; është pikër­isht Komi­sioni Europi­an, i cili deri më tani është njo­hur në vijimësi me fak­tet dhe nuk ka asnjë sens alar­mi, sepse është shumë e qartë që i gjithë pro­ce­si do të bëhet në har­moni me pro­cesin e mon­i­torim­it nga Komi­sioni Europi­an.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading