‘Policia tejkaloi kompetencat’, organizatorët e protestës letër ambasadave të huaja: U përdor për frikësimin e qytetarëve

Orga­ni­za­torët e protestës kanë dënuar për­dorim­in e for­cës nga Poli­cia e Shtetit gjatë protestës së 2 kor­rikut, duke e cilë­suar atë jopro­por­cional dhe në kundër­sh­tim me të drej­tat kushtetuese të qyte­tarëve.

Ata i janë refer­u­ar edhe gjet­jeve të Komitetit Shqip­tar të Helsinkit, sipas të cilit admin­istri­mi i protestës ka ngrit­ur shqetësime për tejkalim të kom­pe­ten­cave nga policia.Në deklaratë kërko­het një het­im i pavarur për çdo rast të dyshuar të dhunës policore, si dhe lir­i­mi i protestuesve të arrestu­ar gjatë tubim­it. Gjithash­tu, shpre­het shqetësim për kon­trol­let e rapor­tu­ara ndaj qyte­tarëve që syn­o­jnë t’i bashko­hen protestës së rad­hës, duke i cilë­suar ato si for­ma pre­sioni dhe intimidimi.Organizatorët i bëjnë thirrje Poli­cisë së Shtetit të garan­to­jë mbarë­va­jt­jen e protestës së ardhshme dhe të shmangë çdo veprim që mund të çojë në për­shkallëz­im të sit­u­atës. Njëko­hë­sisht, u kërko­jnë qyte­tarëve ta rua­jnë karak­terin paqë­sor të protestës dhe i fto­jnë të mar­rin pjesë në mobi­liz­imin e rad­hës, duke përsërit­ur kërkesën për lir­im­in e protestuesve të arrestuar.Deklarata e plotë e Grupit Koordinues:

Protes­ta është një e drejtë themelore kushtetuese dhe një nga mjetet më të rëndë­sishme të qyte­tarëve për të kërkuar llog­a­rid­hënie nga pushteti. Çdo për­p­jek­je për ta frikë­suar, pen­guar apo shty­pur këtë të drejtë përmes për­dorim­it të for­cës për­bën një cen­im të demokracisë dhe të lirive themelore.Dënojmë fuqimisht për­dorim­in e for­cës jopro­por­cionale nga Poli­cia e Shtetit ndaj protestuesve gjatë protestës së 2 kor­rikut 2026, si për­dori­mi i gaz­it lot­sjel­lës pa par­ala­jmërim, shtyr­ja dhe godit­ja e protestuesve, si dhe ushtri­mi i dhunës ndaj per­son­ave të neu­tral­izuar, të cilat janë veprime të papranueshme dhe në kundër­sh­tim me stan­dard­et e një shteti demokratik.

Mon­i­tori­mi i kry­er nga Komiteti Shqip­tar i Helsinkit ka evi­den­tu­ar shqetësime seri­oze mbi mënyrën se si u admin­istrua protes­ta, duke ngrit­ur dyshime të for­ta për tejkalim të kom­pe­ten­cave nga ana e Poli­cisë së Shtetit dhe për­dorim të for­cës në kundër­sh­tim me ligjin dhe stan­dard­et ndërkom­bëtare për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut. Po ash­tu, argu­men­to­het qartë se veprimet e një num­ri të kufizuar indi­vidësh nuk mund të për­doren si jus­ti­fikim për ushtrim­in e dhunës ndaj mijëra qyte­tarëve që protes­tu­an në mënyrë paqë­sore.

I kërko­jmë Poli­cisë së Shtetit të japë shp­jegime pub­like për për­dorim­in e for­cës gjatë protestës së 2 kor­rikut dhe të mundë­so­jë një het­im të pavarur, trans­par­ent dhe efek­tiv për çdo rast të dyshuar të tejkalim­it të kom­pe­ten­cave. Çdo punon­jës poli­cie që ka shkelur ligjin duhet të mba­jë përgjegjësi. Poli­cia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndër­ro­het në një instru­ment poli­tik për të trem­bur, intimid­uar apo ndëshkuar qyte­tarët që ushtro­jnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protes­tu­ar. Për­dori­mi i for­cës për të kri­juar frikë dhe për të deku­ra­juar pjesë­mar­rjen qytetare është i papranueshëm në një shtet demokratik.

Fatke­që­sisht, dhu­na e ushtru­ar në Zvërnec ndaj një protestue­si paqë­sor nuk ishte një rast i izolu­ar. Ajo u përsërit dhe u për­shkallëzua më 2 kor­rik, kur një grup protestue­sish që prej më shumë se një mua­ji kanë protes­tu­ar në mënyrë të vazh­dueshme dhe krye­sisht paqë­sore u për­bal­lën me për­dorim jopro­por­cional të for­cës nga Poli­cia e Shtetit.

Kjo qas­je repre­sive nuk dëm­ton vetëm protestue­sit, por cenon vetë të drejtën e qyte­tarëve për t’u orga­nizuar, për të kundër­sh­tu­ar dhe për të kërkuar llog­a­rid­hënie nga pushteti.Njëkohësisht, kërko­jmë lir­im­in e men­jëher­shëm të protestuesve të arrestu­ar për ushtrim­in e të drejtës së tyre për protestë paqë­sore. Ndalimet arbi­trare, masat penale, si edhe dhu­na e ushtru­ar nga efek­tivët e poli­cisë, per­sona civilë apo indi­vidë të paiden­ti­fikuar, nuk mund të për­doren si instru­ment frikësi­mi apo repre­sioni ndaj qyte­tarëve që ushtro­jnë të drej­tat e tyre kushtetuese.

Po ash­tu, shpre­him shqetësim për infor­ma­cionet mbi kon­trol­let e imtë­sishme dhe selek­tive të kry­era në pikat doganore ndaj qyte­tarëve që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së ditës së nesërme. Nëse këto veprime për­doren për të pen­guar pjesë­mar­rjen qytetare, ato për­bëjnë një for­më të papranueshme pre­sioni dhe intimidi­mi ndaj qyte­tarëve që ushtro­jnë të drej­tat e tyre kushtetuese.

Kërko­jmë shp­jegime pub­like dhe trans­parencë të plotë për këto veprime.I bëjmë thirrje Poli­cisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të dis­tan­co­het qartë nga çdo akt dhune, nga çdo toler­im i per­son­ave të infil­tru­ar dhe nga çdo veprim që syn­on pro­vokimin apo për­shkallëz­imin e sit­u­atës.

Detyra e Poli­cisë së Shtetit është të garan­to­jë sig­ur­inë e qyte­tarëve dhe mbarë­va­jt­jen e protestës, jo të nxisë ten­sione apo të për­dorë for­cën për të pen­guar ushtrim­in e një të drejte kushtetuese.Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qyte­tarëve që do t’i bashko­hen protestës së nesërme ta mbro­jnë karak­terin paqë­sor të saj. Për më shumë se 35 ditë, kjo lëviz­je qytetare ka protes­tu­ar në mënyrë paqë­sore, demokratike dhe europi­ane kundër një sis­te­mi të kor­rup­tuar dhe të kapur.

Çdo akt dhune, pavarë­sisht se nga kush pro­voko­het, qoftë nga indi­vidë të infil­tru­ar api pro­voka­torë, do t’u shër­bente vetëm atyre që kërko­jnë të mba­jnë të paprekur sis­temin krim­i­nal dhe të kor­rup­tuar ndaj të cilit protestojmë.U bëjmë thirrje insti­tu­cion­eve shtetërore të respek­to­jnë të drejtën kushtetuese për tubim paqë­sor dhe të garan­to­jnë që asnjë qyte­tar të mos për­bal­let me dhunë, frikësim apo ndëshkim për shkak të pjesë­mar­rjes në një protestë. Mbro­jt­ja e kësaj të drejte është themel i një shoqërie demokratike dhe i shtetit të së drejtës.

Sot kërko­jmë njëzëri: “Lironi çunat!”

Ndërko­hë, fto­jmë të gjithë qyte­tarët, pa dal­lim, t’i bashko­hen protestës së nesërme në një mobi­liz­im masiv, mbarëkom­bë­tar dhe paqë­sor. For­ca jonë buron nga pjesë­mar­r­ja qytetare, nga uniteti dhe nga ven­dos­mëria për të mbro­j­tur demokrac­inë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e ven­dit. Do të vazh­do­jmë të protesto­jmë paqë­sisht, si ditën e parë, për një Shqipëri të re, pa dhunë policore, pa repre­sion shtetëror dhe pa një sis­tem krim­i­nal e të kor­rup­tuar që sun­don mbi interesin pub­lik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading