Qeveria “Rama” nën hetim për trafik droge nga SHBA, DASH dhe CIA 6 muaj afat për të dorëzuar raportin presidentit

Tek­sa kryem­i­nistri Edi Rama prej një mua­ji është në pre­sion për shkak të protes­tave që kërko­jnë dorëhe­q­jen e tij, Uash­ing­toni ka ndezur zyr­tar­isht motorët e një het­i­mi që mund të çojë në rrëz­imin e parakohshëm të qev­erisë “Rama”.

Kon­gres­meni repub­likan, Joe Wil­son ka depoz­i­tu­ar një amen­da­ment “bom­bastik” në Kon­gresin Amerikan, i cili ka kalu­ar me urgjencë në Komi­sionet e Rreg­ul­lores dhe Lig­jeve. Ky doku­ment i rrep­të dety­ron Depar­ta­mentin e Shtetit (DASH) dhe Drej­torin e Intelig­jencës Kom­bëtare të nisin një radi­ografi të thel­lë mbi shkallën e narko­trafikut në Shqipëri.

Agjencitë më të fuqishme të intelig­jencës në botë, përf­shirë CIA‑n, kanë mar­rë një afat të pre­rë prej vetëm 180 ditësh (6 muaj) për të dorëzuar një raport të klasi­fikuar për­para Pres­i­den­tit të SHBA-së dhe Kon­gre­sit.

Ky raport do të skano­jë me imtësi rolin e drejt­për­drejtë apo lehtësimin që qev­e­ria e kryem­i­nistrit Edi Rama mund t’i ketë bërë karteleve të drogës. “Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, Sekre­tari i Shtetit në koor­dinim me drej­torin e Intelig­jencës Kom­bëtare, do t’u paraqesë komiteteve përkatëse të Kon­gre­sit një raport të klasi­fikuar, të për­gat­i­tur në për­puth­je me mbro­jt­jen e burimeve dhe meto­dave të intelig­jencës i cili shqyr­ton shkallën e narko­trafikut në Shqipëri dhe rolin e qev­erisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narko­trafiku”, thuhet në amen­da­ment, i cili është paraqi­tur rreth dy javë më parë dhe, sipas pro­ce­du­rave par­la­mentare amerikane, ka kalu­ar tash­më në Komi­sion­in e Rreg­ul­lores dhe në Komi­sion­in e Lig­jeve, ku hapi i rad­hës është shqyr­ti­mi dhe voti­mi në seancë plenare të Kongresit.Prapaskenat

Por ndër­sa shohim amen­da­mentin e kon­gres­menit Wil­son që kërkon nis­jen e një het­i­mi nga insti­tu­cionet amerikane mbi shkallën e narko­trafikut në Shqipëri dhe rolin që, sipas propozim­it, mund të ketë pasur qev­e­ria shqiptare në lehtësimin ose mundësimin e tij, sin­jalet janë se kryem­i­nistri Edi Rama do të ketë shumë telashe.

Sit­u­a­ta bëhet drithëruese për shefin e qev­erisë shqiptare, i cili tash­më rrezikon sank­sione ekstreme dhe mund të klasi­fiko­het zyr­tar­isht si “mbështetës i ter­ror­izmit glob­al”. Gjithç­ka bazo­het në Urdhrin Ekzeku­tiv 14157, të nën­shkru­ar nga Pres­i­den­ti Don­ald Trump vitin që shkoi, i cili e tra­j­ton trafikun e drogës si kër­cën­im direkt ndaj sig­urisë kom­bëtare të SHBA-së. Sipas këtij mekaniz­mi të egër ligjor, çdo poli­tikan që ka bashkëpunuar me krim­in nuk ndiqet më thjesht për shkel­je ligjore, por goditet si ter­ror­ist finan­ciar.

Kjo nënkup­ton ngrir­je të men­jëher­shme të pasurisë, bllokim të aseteve dhe izolim total nga sis­te­mi finan­ciar ndërkom­bë­tar për kryem­i­nistrin dhe bashkëpunë­torët e tij. Gjatë gjithë kohës, mesazhet e ash­pra të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe viz­itat e zyr­tarëve të lartë të drejtë­sisë amerikane kanë qenë par­ala­jmërime strategjike se koha e pandëshkuesh­mërisë ka mbaru­ar.

Mirëpo tek­sa Tirana ndod­het nën pre­sion­in e madh të protes­tave që kërko­jnë dorëhe­q­jen e tij, ky hap i Uash­ing­tonit e ven­dos Edi Ramën me shpat­ul­la pas muri. Rrethi i çelik­të po mbyl­let me shpe­jtësi, duke e lënë ekzeku­tivin shqip­tar për­para një spastri­mi të pash­mang­shëm dhe një fun­di poli­tik të stuhishëm.

Pra e gjithë kjo panoramë dhe lëviz­ja sur­prizë e kon­gres­menit amerikan tre­gon qartë se ditët e të paprek­sh­mëve (poli­tikanëve “VIP”) kanë mbaru­ar; ndërko­hë që Uash­ing­toni ka ven­do­sur vijën e kuqe dhe po godet pa mëshirë aty ku dhemb më shumë – paratë e pista në politikë.Kush është kon­gres­meni repub­likan Joe Wil­son?

Joe Wil­son nuk është një emër per­iferik në poli­tikën amerikane. Ai është anë­tar i Komi­sion­it të Punëve të Jashtme dhe i Komi­sion­it për For­cat e Armato­sura në Dhomën e Për­faqë­suesve, bashkëkryetar i Grupit të Miqë­sisë Shqipëri–SHBA dhe prej vitesh një nga mbështetësit më të fortë të Kosovës në Kon­gres.

Së bashku me kon­gres­menin Robert Ader­holt, ai është bashkëkryetar i Grupit të Miqë­sisë Shqipëri-SHBA në Kon­gresin Amerikan, struk­turë që mer­ret me forcimin e mar­rëd­hënieve mes dy vendeve. Wil­son është gjithash­tu pjesë e drej­tim­it të orga­nizim­it të Mëng­je­sit Kom­bë­tar të Lut­jeve në Shtetet e Bashkuara dhe nji­het si një nga mbështetësit më aktivë të anë­tarësim­it të Kosovës në NATO.

Në qar­qet poli­tike amerikane ai kon­sidero­het si një nga kon­gres­menët repub­likanë më të afërt me pres­i­dentin Don­ald Trump dhe ka mba­j­tur vazhdimisht qën­drime për çësht­je të poli­tikës së jashtme dhe sig­urisë, përf­shirë zhvil­limet në Bal­lkan.

Nëse amen­da­men­ti mira­to­het edhe në seancën plenare të Kon­gre­sit, insti­tu­cionet amerikane të për­men­dura në tek­stin e tij do të kenë detyrim­in ligjor të për­gatisin raportin e kërkuar dhe t’ua paraqesin komiteteve përkatëse të Kon­gre­sit bren­da afatit të për­cak­tu­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading