Dosje e re në SPAK, si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merrte tendera dhe licencë për panele diellore nga Balluku

Disa ditë më parë në Prokuror­inë e Posaçme (SPAK) u depoz­i­tua një kallëz­im i ri për ish zëvendëskryem­i­nistren dhe ish min­istren e Infra­struk­turës dhe Energjisë, Belin­da Bal­luku, krye­bashki­akun e Fier­it, Arman­do Sub­ashi dhe drej­torin e Avia­cionit Civ­il, Mak­sim Ethe­maj. Në një deklaratë për medi­at nga Prokuro­r­ia e Posaçme, avokat­ja Adri­ana Kala­ja foli për skemën e për­dorur për ngrit­jen e par­qeve foto­voltaike përmes kom­panive fik­tive, ku janë të përf­shirë Belin­da Bal­luku dhe vartësit e saj Mak­sim Ethe­maj dhe motra e këtij të fun­dit, Eva Kajer.

Skan­dali

Mak­sim Et’hemaj, një per­son­azh jo shumë i njo­hur për pub­likun, por një nga per­son­azhet kyç të Belin­da Bal­lukut, sa i për­ket mbarim­it të punëve, krye­sisht në fushën e Avia­cionit Civ­il, ku edhe vetë Bal­luku gëzon një ekspe­ri­encë të gjatë. Mak­sim Et’hemaj aktu­al­isht është Drej­tor Ekzeku­tiv i Autoritetin e Avia­cionit Civ­il Shqip­tar, dhe me një për­vo­jë 22 vjeçare në menax­himin e trafikut ajror. Por për­vo­ja e Et’hemajt, falë lid­hjeve të for­ta me Bal­lukun, apo famil­jarëve të tij, është po ash­tu e suk­sesshme edhe në kon­tra­ta me qev­er­inë. Sipas stan­dard­it rilin­das, bashkëpunë­torët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpër­ble­hen me licen­sa po me fir­më të saj.Investigimi i Plug

Në tetor të vitit 2020 themelo­het kom­pa­nia “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shte­tasen Eva Kjaer dhe admin­is­tra­tor shte­tasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Imple­men­ti­mi dhe menax­hi­mi i pro­jek­teve gjeneruese te energjise – elek­trike, foto­voltaike, dhe gjithë llo­jeve të tjera të prod­him­it të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë ter­ri­torin e Shqipërisë. Pra aktiviteti që ka zgjed­hur zon­ja që jeton jashtë Shqipërie e me pro­fe­sion shef kuzhine është prod­hi­mi i energjisë nëpër­m­jet impianteve foto­voltaike.

Eva Kjaer, kuzhinier­ja, me ambi­cie për inves­time në energjetikë, rezul­ton të jetë motra e Drej­torit të Avia­cionit Civ­il Mak­sim Et’hemaj, kurse shte­tasi Gjergj Pano është vël­lai i gruas së Mak­sim Et’hemaj. Të dhë­na të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë t’i hapë rrugë fir­mosjes së kon­tratës “Për ndër­timin, shfry­tëz­imin dhe admin­istrim­in e cen­tralit gjenerues të energjisë elek­trike foto­voltaike, me kapacitet prod­hues 2 MË, dhe veprave ndih­mëse, në Njës­inë Admin­is­tra­tive Topo­jë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktu­al­isht Belin­da Bal­luku është ende drejtuese poli­tike e kësaj zone.

Leja

Në një kohë reko­rd, vetëm një muaj më pas, leja e fir­mo­sur nga Bal­luku, merr edhe vulën e KKT, që i mira­ton lejen zhvil­limore. Pra gjithë kjo urgjencë për të mirat­u­ar këtë kon­tratë të majmë për motrën e Drej­torit Et’hemaj, për një kom­pani që nuk ka asnjë të ard­hur dhe 0 m² tokë në pronësi. Dy muaj pasi është mirat­u­ar leja zhvil­limore nga KKT në kor­rik të vitit 2023, Eva Kjaer ven­dos të shesë 40% të aksion­eve kom­panisë 4 A‑M në vlerën 40.000 lekë.

Deri këtu kush­do do të men­do­jë që është një mar­rëd­hënie nor­male biz­ne­si por bilancet e kom­panisë flasin ndryshe.Në bilancin e vitit 2020 pasqy­ro­het se kom­pa­nia ka në llog­a­ri vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqy­ro­het si garan­ci para­prake për kry­er­jen e punimeve. Kjo vlerë e kon­siderueshme nuk është kon­tribut i ortakut të kom­panisë dhe nuk iden­ti­fiko­het se kush i ka para­paguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qën­dron në llog­a­ri bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqy­ro­het dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashk­isë Fier për mar­rjen me qera të tokës. Speci­fik­isht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë.

Një vlerë qesharake qer­a­je 120 euro në muaj për 30.000 m² tokë sipas për­cak­timeve në studimin e paraqi­tur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 iden­ti­fiko­het më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kom­panisë së motrës së Drej­torit të Avia­cionit Civ­il i cili më parë ka mba­j­tur dhe detyrën e rëndë­sishme në ANTA, atë të Drej­torit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhë­nave rezul­ton se tash­më vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si para­pag­im por si hua e dhënë nga ortaku 4 A‑M shpk.

SPAK të het­o­jë

Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drej­torit i lind dëshi­ra t’i futet biz­ne­sit energji­tik në Shqipëri dhe pse deka­da në emi­gra­cion dhe me pro­fe­sion kuzhiniere. Për të real­izuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garan­ci në ndih­më i vjen kom­pa­nia bujare 4 A‑M dhe Bashkia Fier.

Njëra bamirëse me para dhe tje­tra bamirëse me toka shtet. Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A‑M tre­go­hej bamirëse me kom­pan­inë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 ten­dera në vlerën 500 mijë euro.

Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA‑s dhe 4 A‑M lid­het kon­tra­ta për “Bler­je AC speci­fik sipas nevo­jave te Teknikes” me vlerë 2. 5 mil­ionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një ten­dera pa garë dhe fla­mur të kuq, 4 A‑M merr 29. 3 mil­ionë lekë për “Shpen­z­ime mirëm­ba­jt­je dhe bler­je pjesë ndër­ri­mi e sis­te­meve të instalu­ara në Admin­is­tratë”.

Dhe në fund të vitit 2021 merr ten­derin tjetër me vlerë 20.5 mil­ionë lekë pa garë e me fla­mur të kuq.Të gjitha këto pro­ce­du­ra të për­fi­tu­ara nga 4 A‑M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në peri­ud­hën kur Drej­tori Drej­torisë Teknike është pikër­isht vël­lai i Eva Kjaer shte­tasi Mak­sim Et’hemaj.

Nuk duam të aku­zo­jmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të het­o­jë. Një tjetër prob­lem i kon­stat­u­ar në këtë pro­jekt është kat­e­go­ria e tokës, e cila nuk e lejon mira­timin e ndër­tim­it të një Impianti Foto­voltaik, pasi sipas pro­jek­tit është thjesht “ran­ishte” por pa për­cak­tu­ar kat­e­gor­inë. Ky fakt penal gjen­det gjerë­sisht në kon­tratat e fir­mo­sura nga Bal­luku për Shqipërinë Super­fuqi Energji­tike.

Emri i Et’hemajt në dos­jen “Bal­luku”

Nga het­i­mi i SPAK rezul­ton se njësitë e banim­it në kom­pleksin “White Rocks” në Dhër­mi, kanë fil­lu­ar t’u dorë­zo­hen per­son­ave të intere­suar për ban­im në mua­jin qer­shor të vitit 2019. Që nga momen­ti i mar­rjes në dorëz­im të vilës, ajo rezul­ton të jetë për­dorur në mënyrë të rreg­ullt nga Belin­da Bal­luku.

Ndërko­hë nga kqyr­ja e aktit të eksper­tim­it Nr.203 të datës 8 Tetor 2024, të aparatit celu­lar “Black­ber­ry”, sekuestru­ar Vio­la Hax­hiade­mi, rezul­ton se në 21 qer­shor 2019, në aplika­cionin “What’s App”, Belin­da Bal­luku, e cila ka për­dorur num­rin e celu­lar­it “069604XXXx” ka kri­juar grupin e tit­ul­lu­ar “Dhër­mi”. Në këtë grup bëjnë pjesë Belin­da Bal­luku, Vio­la Hax­hiade­mi, Matil­da Kërçaku, Mak­sim Ethe­maj dhe Alke­ta Pano.

Ka rezul­tu­ar se per­son­at komu­nikues të futur në grup nga Belin­da Bal­luku, zyr­tarët Vio­la Hax­hiade­mi, Matil­da Kërçaku, Mak­sim Ethe­maj dhe Alke­ta Pano, kanë njësi ban­i­mi në kom­pleksin “White Rocks”, në Dhër­mi.

Emri i grupit është tit­ul­lu­ar “Dhër­mi”, për shkak të vend­ndod­hjes së këtyre një­sive të banim­it, ky grup është kri­juar që zyr­tarët e mësipërm të koordi­no­heshin me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ndod­heshin në kom­pleks. Dyshohet se dhe Ethe­maj ka një vilë në këtë kom­pleks të për­fi­tu­ar nga kor­rup­sioni në bashkëpunim me Bal­lukun.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading