Ambasadori gjerman kujton viktimat e masakrës së Borovës, Bergner nga Kolonja: Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së

Ambasadori gjer­man Karl Bergn­er ka kuj­tu­ar vik­ti­mat e masakrës së Borovës, tek­sa nga Kolon­ja ka folur edhe për prote­s­tat dhe pro­cesin e inte­grim­it të Shqipërisë në BE.

“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në për­puth­je me BE, dhe prote­s­tat e dhun­shme nuk janë në për­puth­je me BE, kush duhet fajë­suar për të është ende në disku­tim, janë të mirëprit­u­ra sepse mbësht­esin vler­at e BE siç i shohim ne”, tha ai.

Ndër të tjera ambasadori u shpreh se mbësht­esin pro­cesin e inte­grim­it në bashkimin Europi­an, sido­mos në pjesën teknike.

“Ky është një moment shumë i dhimb­shëm për ambasadën gjer­mane sepse sot ne jemi këtu për të nderu­ar vik­ti­mat e masakrës gjer­mane që u bë nga ush­tria gjer­mane në 6 kor­rik 1943. Është 83 vje­tori nga momen­ti kur 107 bur­ra, gra dhe fëmi­jë u vranë dhe kjo është e dhimb­shme për mua pasi ndaj dhim­b­jen e pop­ull­sisë këtu, për famil­jet që jeto­jnë dhe që u prekën nga fak­ti se nuk mundën ti shohin gjyshërit, xhax­hal­larët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj.

Është e dhimshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndod­hur në emër të pop­ul­lit gjer­man por këtu në këtë vend ne duam të shohim për­para, të kuj­to­jmë emrat e atyre që u vranë por gjithash­tu duhet të nxjer­rim dhe mësime. Të për­piqe­mi të mëso­jmë si mund ta paran­dalo­jmë që his­to­ria të mos përsërisë veten.

Në raste të tjera ne the­mi kur­rë më, ndaj ky është rasti kur the­mi si ngjar­je të tilla mos përsëriten më dhe kjo arri­het duke ven­do­sur rreg­ul­la si tol­er­an­ca, të drej­tat e njeri­ut, zba­ti­mi i ligjit, dhe këto janë vler­at e EU.

Ndaj ne mbësht­es­im dhe jemi të lum­tur që pop­ul­li shqip­tar është në lin­jë me këto parime dhe e mbësht­es­im pro­cesin e inte­grim­it sido­mos në pjesën teknike por duhet të vlerë­so­jmë edhe ata që zba­to­jnë vler­at e EU në përdit­shmëri, por edhe ata që qën­dro­jnë për të kërkuar zba­timin e ligjit, mbro­jt­jen e natyrës dhe çësht­je të tjera që lid­hen me pro­cesin e inte­grim­it.

Do doja të tho­ja që ky është një moment që duhet të shër­be­jë për të mësuar nga e shkuara, për të mem­o­rizuar, për të nderu­ar vik­ti­mat dhe ndarë dhim­b­jen me famil­jet dhe për të parë për­para”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading