Operacioni ‘King George’/ Antimafia italiane: Të rinjtë shqiptarë silleshin si korrierë droge për 90 ditë

Orga­ni­za­ta krim­i­nale ita­lo-shqiptare rekru­tonte të rinj nga Shqipëria, të cilët qën­dronin në Itali vetëm sa lejonte viza tur­is­tike. Pas 90 ditësh ata kthe­heshin në Shqipëri dhe zëvendë­so­heshin me bashkëkom­bës të tjerë për të shman­gur iden­ti­fikimin nga autoritetet. Në opera­cion u het­u­an 35 per­sona, u arrestu­an 16 dhe u sekuestru­an afro 99 kilo­gramë drogë, armë dhe pasuri me vlerë mbi 1.1 mil­ion euro.

Një orga­ni­za­të krim­i­nale ita­lo-shqiptare, e kon­sideru­ar nga autoritetet ital­iane si një nga struk­tu­rat më të orga­nizuara të trafikut të drogës në veri të Ital­isë, është godi­tur në kuadër të opera­cionit “King George”, të koordinuar nga Drej­to­ria Anti­mafia e Prokuror­isë së Milanos dhe i zhvil­lu­ar nga Guardia di Finan­za e Tri­estes në bashkëpunim me Shër­bimin Qen­dror të Hetim­it të Krim­i­nalitetit të Orga­nizuar.

Bilan­ci i opera­cionit përf­shin 35 per­sona nën het­im, 16 të arrestu­ar, sekuestrim­in e 98.7 kilo­gramëve lëndë narkotike dhe bllokimin e pasurive e aseteve finan­cia­re me vlerë rreth 1.1 mil­ion euro.Një nga ele­men­tët më të rëndë­sishëm të hetim­it është mënyra se si orga­ni­za­ta rekru­tonte të rinj shqip­tarë nga Shqipëria për t’i për­dorur si kor­ri­erë dhe shpërn­darës droge në Itali.

Sipas Prokuror­isë së Milanos, të rin­jtë, të gjithë pa prece­den­të penalë, silleshin në Itali për peri­ud­ha të shkur­tra dhe qën­dronin në vend vetëm deri në 90 ditë, peri­ud­ha mak­si­male e lejuar për qën­drim me vizë tur­is­tike. Pas për­fundim­it të këtij afati ata kthe­heshin në Shqipëri dhe zëvendë­so­heshin men­jëherë nga bashkëkom­bës të tjerë, të cilët mer­rnin të njëjtin rol në orga­ni­za­të.

Sipas het­uesve, kjo skemë i mundë­sonte grupit krim­i­nal të sig­uronte një furniz­im të vazh­dueshëm me kor­ri­erë, duke ulur njëko­hë­sisht rrezikun që ata të iden­ti­fiko­heshin ose mon­i­toro­heshin për një kohë të gjatë nga autoritetet.Në komu­nikatën zyrtare thuhet se orga­ni­za­ta për­dorte një rrjet per­sonash të rekru­tu­ar posaçër­isht, të njo­hur me ter­min “cav­alli­ni”, të cilët mer­reshin me shpërn­dar­jen ter­ri­to­ri­ale të drogës.

Bren­da grupit kishte një ndar­je të qartë detyrash: disa për­gatis­nin dhe pake­tonin dozat, ndër­sa të tjerët i shpërn­danin në mënyrë kapi­lare në rrugë, në zonat tur­is­tike dhe pranë ambi­en­teve të natës.Hetimi nisi pas arres­tim­it të dy kor­ri­erëve në Lati­sana, pranë Lig­nano Sab­bi­adoro, ku Guardia di Finan­za sekue­stroi dy kilo­gramë mar­i­juanë. Zhvil­li­mi i mëte­jshëm i het­imeve bëri të mundur rindër­timin e të gjithë struk­turës së orga­ni­za­tës, e cila kishte baza logjis­tike në Bres­cia, Lec­co, Milano, Mon­za Bri­an­za, Pavia, Savona dhe Siena.

Sipas autoriteteve ital­iane, dro­ga shpërn­da­hej krye­sisht në Lom­bar­di, Lig­uria dhe Toscana, ndër­sa gjatë sezonit veror aktiviteti shtri­hej edhe në des­ti­na­cionet tur­is­tike të veri­ut të Ital­isë si Sis­tiana, Gra­do, Lati­sana, Lig­nano Sab­bi­adoro, Bibione, Jeso­lo dhe Caor­le. Shit­ja kry­hej pranë diskotekave, pub-eve, plazheve dhe struk­tu­rave tur­is­tike me fluks të lartë pushue­sish.

Hetimet zbu­lu­an se orga­ni­za­ta për­dorte plat­for­ma komu­niki­mi të enkrip­tu­ara, ndër­ronte vazhdimisht tele­fona celu­larë, kar­ta SIM dhe autom­jete për të shman­gur kon­trol­lin e poli­cisë. Lëndët narkotike – kokainë, mar­i­juanë dhe hashash – hynin në Itali përmes rrugëve të kon­solid­uara bal­lka­nike, falë bashkëpunim­it mes gru­peve krim­i­nale ital­iane dhe orga­ni­zatave me origjinë shqiptare.

Një tjetër zbu­lim i rëndë­sishëm ishte ngrit­ja e një sere në zonën rurale të Pavias, ku orga­ni­za­ta kishte nisur kul­tivimin e mar­i­juanës për të sig­u­ru­ar prod­himin e vet.

Pasi hynte në Itali, dro­ga depoz­i­to­hej në aparta­mente dhe garazhe të mar­ra me qira në emër të per­son­ave pa prece­den­të penalë, të për­dorur si prestanome, për të fshe­hur lid­hjen e tyre me orga­ni­za­tën. Më pas, lën­da narkotike shpërn­da­hej përmes rrjetit të kor­ri­erëve në të gjithë ter­ri­torin.

Gjatë het­imeve u sekuestru­an 70.5 kilo­gramë mar­i­juanë, 21 kilo­gramë kokainë, një pis­to­letë Beretta me numër serie të fshirë, muni­cione dhe një autom­jet Alfa Romeo Stelvio i mod­i­fikuar posaçër­isht për trans­portin e drogës.

Në fazën për­fundimtare të opera­cionit, Gjyka­ta e Milanos lëshoi tetë masa të tjera arresti ndaj drejtuesve krye­sorë të orga­ni­za­tës, ndër­sa kon­trol­let e zhvil­lu­ara në bane­sat e të dyshuarve çuan në sekuestrim­in e 7.2 kilo­gramëve të tjerë mar­i­juanë, dy armëve të zjar­rit me num­ra serie të fshirë, dhjetë armëve të fto­h­ta, orëve luk­soze Rolex, shu­mave të kon­siderueshme parash në euro dhe val­utë të huaj, si dhe pasurive të palu­a­jt­shme, autom­jeteve dhe llog­a­rive bankare me vlerë rreth 1.1 mil­ion euro.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading