Manja propozoi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, reagon Berisha: Ulsiu është skllav i dosjes së tij…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të bërë nga ministri Ulsi Manja për ndryshime kushtetuese që lidhen me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
I pyetur nga gazetarët për këtë nismë, Berisha e cilësoi Manjën si “të lidhur me dosje korruptive”, duke bërë akuza të forta ndaj tij.
“Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se ka marrë 600 mijë euro nga ‘çunat e Londrës’”, u shpreh Berisha, duke pretenduar se bëhet fjalë për materiale të regjistruara.
Ai shtoi më tej se, sipas tij, ministri është i përfshirë edhe në kërkesa të tjera personale:
“Ka kërkuar edhe një çantë Louis Vuitton… dhe kur pyetet për kë është, thotë se është për bashkëshorten”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se kjo lidhet me “lidhje të tjera të njohura”.
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PD-së theksoi se Manja, sipas tij, “është i gatshëm të bëjë çdo kompromis vetëm për t’i shpëtuar dosjeve”.











