Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-min­istri i Mbro­jt­jes, Gaz­mend Oke­ta, po dësh­mon në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të pro­ce­sit gjyqë­sor për dos­jen “Par­ti­zani”.

I thirrur si dësh­mi­tar nga SPAK, Oke­ta iu përgjigj pyet­jeve të prokurorëve lid­hur me rolin e Min­istrisë së Mbro­jt­jes dhe sta­tusin e pronës ku ndod­hej ish-Klu­bi Sportiv “Partizani”.Gjatë dësh­misë së tij, të sig­u­ru­ar nga gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha, Oke­ta deklaroi se, sipas kujtesës së tij, Klu­bi “Par­ti­zani” nuk kishte asnjë interes për Min­istrinë e Mbro­jt­jes dhe admin­istro­hej nga per­sona pri­vatë. Ai tha se nuk kuj­ton të jetë disku­tu­ar ndon­jëherë në min­istri si një çësht­je me rëndësi të veçantë.Diskutimet në sallë:SPAK: Kur ke qenë min­istër i Mbro­jt­jes dhe çfarë funk­sionesh ke pasur?

Oke­ta: Kam qenë zëvendëskryem­i­nistër, më pas mora detyrën e min­istrit të Mbro­jt­jes. 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.SPAK: Çfarë ishte Klu­bi Par­ti­zani në raport me Min­istrinë e Mbro­jt­jes?

Oke­ta: Në kujtesën time, Klu­bi Par­ti­zani ka pasur zero interes për Min­istrinë e Mbro­jt­jes.

S’më kuj­to­het të kishte interes të veçan­të. Në dijen­inë time admin­istro­hej nga per­sona pri­vatë. Pothua­jse në asnjë nga disku­timet apo mbled­hjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçan­të në Min­istrinë e Mbrojtjes.SPAK: Në kohën kur ishe min­istër i Mbro­jt­jes ke nisur zba­timin e VKM-së së qev­erisë për klu­bin.

Oke­ta: Kam qenë min­istër i Mbro­jt­jes dhe jo min­istër i Sportit. Nuk kishte vend të veçan­të për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të për­dorej për Min­istrinë e Mbro­jt­jes. Klu­bi Par­ti­zani, në kujtesën time, ka qenë një klub pri­vat. Unë as e kam kon­sideru­ar fare. Një insti­tu­cion kul­tur­or nuk e bën god­i­na, por puna.

SPAK: Jeni intere­suar për pronën, duke qenë se ishte në varës­inë tuaj?

Oke­ta: Për herë të parë në tavolinën time kjo çësht­je më ka ard­hur në zyrë. Prak­ti­ka ishte që ajo pronë ishte e pronarëve. Prak­ti­ka ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mba­ja atë pronë në varësi.

SPAK: Kush e kishte në inven­ta­riz­im?

Oke­ta: Emri i sak­të s’më kuj­to­het, i drej­torisë, por është një drej­tori që ekzis­ton edhe sot e kësaj dite.Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Min­istrisë së Mbro­jt­jes, keni një sek­tor ku flitet për pronat dhe ne ende dhe sot nuk kemi një inven­tar të pronës.

Kishte ushtarakë që e kundër­sh­tonin, meqë kishte ard­hur përgjigj­ja nga Këshilli i Min­is­trave, atëherë unë u kam dhënë direk­tivën që të ndiqen të gjitha pro­ce­du­rat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët me doku­men­ta të shtetit lid­hur me këtë çësht­je. E thek­soj edhe një herë: nuk ka pasur interes për Min­istrinë e Mbro­jt­jes.

SPAK: A keni pasur për­faqë­sues të Min­istrisë kur është bërë vlerësi­mi?

Oke­ta: Unë nuk kuj­toj të kem autor­izuar ndon­jë ushtarak në lid­hje me këtë çësht­je. Kanë kalu­ar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndon­jë doku­ment me fir­mën time, unë jam i gat­shëm t’i dal për zot.

Min­is­tria e Mbro­jt­jes ka pasur 12 mijë veta per­son­el, civ­il dhe ushtarak. Nëse ju pre­tendoni që min­istri duhet të kujde­set për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato poli­ti­ka që kam fir­mo­sur shumë delegime kom­pe­ten­cash, mund t’i shikoni tek doku­men­tat.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading