Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët u përhapën në disa fshatra, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kon­trol­lit dhe u përhapën në ter­ri­torin e disa fsha­trave, reag­i­mi në kohë i Poli­cisë çoi në iden­ti­fikimin dhe arres­timin në fla­grancë të autorit të dyshuar të zjar­rvënies.

Në vijim të veprimeve het­i­more për zbard­hjen e rrethanave të zjar­rit të rënë në fshatin Drizë, Fier, spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve në Komis­ari­atin e Poli­cisë Fier arrestu­an në fla­grancë autorin e dyshuar, shte­tasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.

Ky shte­tas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa bar­ishteve, por flakët kanë dalë jashtë kon­trol­lit, duke përf­shirë një sipër­faqe të mad­he në fshatin Drizë dhe në fsha­trat për­reth, ku u shkak­tu­an dëme materiale.Shërbimet e Poli­cisë evaku­uan 12 famil­je, bane­sat e të cilave u rrezikuan nga përhap­ja e flakëve.

Falë ndërhyr­jes së men­jëher­shme të for­cave të Poli­cisë, shër­bimeve zjar­rfikëse, gru­peve të For­cës Kom­bëtare të Sig­urisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të For­cave të Armato­sura, u bë e mundur shuar­ja e flakëve, pa paso­ja për jetën e qyte­tarëve.

Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Fier apelon për kujdes mak­si­mal nga qyte­tarët, duke i ftu­ar të mos ndër­mar­rin veprime që mund të shkak­to­jnë zjar­rvënie, pasi do të për­ballen me ligjin.Gjithashtu, fton qyte­tarët të denon­co­jnë çdo rast paligjsh­mërie në num­rin 112, duke u garan­tu­ar anon­i­mat dhe reag­im të men­jëher­shëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading