Dosja e Belinda Ballukut: Kronologjia e një çështjeje që ka nxitur debat publik

Zv/kryeministrja dhe Min­istr­ja e Infra­struk­turës, Belin­da Bal­luku, u mor zyr­tar­isht e pan­de­hur në 31 tetor 2025 me akuzën e shkel­jes së barazisë në ten­dera pub­like. Het­i­mi lid­het me pro­ce­durën e ten­der­it për Ndër­timin e tunelit të Llog­a­rasë, në sek­sion­in rru­gor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Ten­deri fil­lim­isht u hap më 11 dhje­tor 2020, u anu­lua dhe u rihap më 22 qer­shor 2021, me fond lim­it 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Het­i­mi ka nisur pas një kon­trol­li në banesën e ish-Drej­torit të ARRSH-së, Ervis Berberi, nga ofi­cerët e Byrosë Kom­bëtare të Hetim­it në shkurt 2024, ku u sekuestru­an tele­fona, pajis­je kom­pju­terike dhe doku­mente. Eksper­ti­mi i këtyre pajis­jeve ka mundë­suar riku­per­im­in e komu­nikimeve të Berber­it dhe bashkëshort­es së tij, Adela Ruko, të cilat sol­lën më pas kri­jimin e dos­jes lid­hur me përf­shir­jen e Ballukut.Mësohet se Bal­luku ka rënë në rrjetën e komu­nikimeve me vartësin e saj Evis Berberi gjatë kohës kur ai drej­tonte ARRSH-në, ndër­sa roli i saj në para­cak­timin e fituesve të ten­der­ave pub­likë mbetet objekt hetimi.Tenderi i tunelit të Llog­a­rasë, i hapur nga min­is­tria e Infra­struk­turës në 1 dhje­tor 2021, u fitua në mars 2022 nga bashki­mi i kom­panive “Hill Inter­na­tion­al N.V” dhe “Net-Group”, pasi kom­pan­itë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokon­sult & CO” u skual­i­fikuan për shkel­je të kushteve të ten­der­it. SPAK dyshon se kjo skual­i­fikim mund të ketë qenë i qël­limshëm për favoriz­imin e fituesve, për shkak të lid­hjeve mes Berber­it, biz­nes­menit Val­ter Begaj dhe min­istres Belin­da Balluku.Hetimet kanë përf­shirë gjithash­tu tërhe­q­jen e doku­menteve nga ARRSH për prak­tikën e prokurim­it që lid­het me mbikëqyr­jen e punimeve në tunelin e Llog­a­rasë, si dhe ver­i­fikimin e aksion­eve të kom­panisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhje­tor 2024 iu dhu­ru­an bashkëshort­es së Val­ter Bega­jt, Lore­ta Vall­ja.

Njof­ti­mi zyr­tar i SPAK (31 tetor 2025)
Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar po het­on në kuadër të pro­cedim­it penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me pro­cedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.Në kuadër të hetim­it të këtij pro­ced­i­mi penal, sot, më 31.10.2025 i është njof­tu­ar akuza të pan­de­hurës Belin­da Bal­luku, me funk­sion­in e lartë shtetëror, Min­istër i Min­istrisë së Infra­struk­turës dhe Energjisë, akuzuar për kry­er­jen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.Deri në këtë fazë të het­imeve para­prake, fak­tet penale, objekt akuze në ngarkim të të pan­de­hurës Belin­da Bal­luku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilës­inë e Min­istrit të Min­istrisë së Infra­struk­turës dhe Energjisë, për njërën nga pro­ce­du­rat e prokurim­it, objekt i këtij het­i­mi, “Ndër­ti­mi i tunelit të Llog­a­rasë”, në sek­sion­in rru­gor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvil­lu­ar në datën 11.12.2020 dhe pas anulim­it të saj, pro­ce­du­ra është riha­pur në datën 22.6.2021, me fond lim­it, 18 967 810 952.08 (tetëm­bëd­hjetë mil­iardë e nën­tëqind e gjashtëd­hjetë e shtatë mil­ionë e tetëqind e dhjetë mijë e nën­tëqind e pesëd­hjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.Më 21.10.2025, Prokuro­r­ia e Posaçme, si organ pro­ce­dues ka njof­tu­ar të pan­de­hurën përmes shkresës me numër pro­tokol­li 37398. E pan­de­hu­ra, pasi mori dijeni, ka njof­tu­ar më 23.10.2025, organin pro­ce­dues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e cak­tu­ar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër pro­tokol­li 37881, datë 24.10.2025, Prokuro­r­ia e Posaçme kërkoi paraqit­jen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.

Mesazhet e Bal­lukut me Berberin
Në ten­derin e parë, ku “Gjo­ka Kon­struk­sion” dha ofer­tën më të mirë (rreth 140 mil­ionë euro), komu­nikimet mes Bal­lukut dhe Berber­it tre­go­jnë një kthesë të men­jëher­shme saj për garën që po zhvil­lo­hej nga disa kom­pani pri­vate. Min­istr­ja shpreh një hez­itim të paprit­ur dhe kërkon ta ndalë garën. “Kam atë ndjesinë time që nuk duhet”, i shkru­an ajo ish-vartësit. Më pas, bëhet ulti­ma­tive: “Men­doj ta anu­lo­jmë. Skual­i­fikoi të gjithë”.Berberi nuk humb kohë as duke pyetur për paso­ja ligjore, as duke kërkuar mbështet­je pro­ce­du­rale: “E ke të frik­shme ndjesinë”, ia kthen, dhe nis men­jëherë hap­at për anulim. Të nesër­men, min­istr­ja ngul këm­bë edhe më fort: “Po si ke lajmeru­ar te tjeret per anul­lim? Mbyl­leni sot me urgjencë”. Përgjigj­ja e Berber­it është e pre­rë: “E mbyllem. Sot e ke të mbaru­ar”.

Këto shkëm­bime e provo­jnë se pro­ce­du­rat dirigjo­heshin drejt­për­drejt nga Belin­da Bal­luku deri në imtësi. Siç shp­je­go­het në dos­jen e SPAK, asnjë nga kom­pan­itë nuk e fiton garën dhe të gjitha skual­i­fiko­hen siç kishte urd­hëru­ar min­istr­ja.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2021, hapet ten­deri i ri me të njëjtin objekt, por me para­me­tra të rifor­mat­u­ar dhe me një prit­shmëri të qartë mbi fituesin e prefer­u­ar. Më 23 maj, Bal­luku kërkon me nxitim hap­jen e garës së re: “Kur do ta hapësh Llog­a­rasën se plasa” i shkru­an Berber­it i cili i shp­je­gon se po pritet mira­ti­mi i doku­menteve nga vartësja.Balluku në këtë peri­ud­hë duket se ka mar­rë një detyrë jo dhe aq të lehtë për të real­izuar një ten­der të trukuar. I duhen për­reth njerëz besnikë. Për ta “karikuar” Evis Berberin dhe njëko­hë­sisht për të kon­solid­uar kon­trol­lin mbi pro­cesin, min­istr­ja e shpër­blen atë me postin kyç në ARRSH. Më 28 maj, toni i saj bëhet per­son­al dhe udhëzues.

Bal­luku i shkru­an: “I dashur Visi, mar­rëd­hë­nia jonë ka kalu­ar ups and doëns shumë herë, por e rëndë­sishme është që unë ty të kon­sideroj një nga per­son­at më të afërt… Her­metik, asnjë takim, asnjë prem­tim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos mar­rësh vendime pa kon­sul­tim. Mos më zhgën­je! Ta gëzosh, sapo e more emërim­in!”

Tri ditë më pas, më 31 maj 2021, Berberi emëro­het drej­tor i përgjithshëm i ARRSH-së. Për SPAK, kjo për­puth­je datash tre­gon qartë se drej­ti­mi i ARRSH-së nga një njeri “i bindur” ishte pjesë e zinx­hir­it të kon­trol­lit mbi tenderin.Në vijim, komu­nikimet dësh­mo­jnë takime dhe koor­dinime me për­faqë­sue­sit e kom­panive turke që, sipas hetim­it, ishin të para­cak­tu­ara për të fitu­ar garën. Më 20 gusht, Evis Berberi shkru­an me Arta Gurabard­hin (punon­jëse e MIE): “Visi hajde t’i tako­jmë bashkë se kësh­tu tha she­f­ja”, për të mos mar­rë mbi vete, e vetme, një takim që e vë admin­is­tratën në kon­flikt të pastër intere­si.

Ver­i­fiki­mi në TIMS e për­for­con këtë lin­jë: inx­hinieri turk Ayhan Altun, për­faqë­sues i “Intekar Yapi”, ka hyrë në Shqipëri më 18 gusht dhe ka dalë më 21 gusht, pikër­isht gjatë peri­ud­hës së takimeve.Gjatë së njëjtës peri­ud­hë, në tele­fonin e Berber­it gjen­det edhe një mesazh në anglisht, i dër­guar nga Belin­da Bal­luku. Ky mesazh vlen për të treguar se veç drej­torit të ARRSH, në komu­nikimin direkt me turqit ishte edhe vetë Belin­da Bal­luku, së cilës i janë shp­jeguar edhe “ref­er­en­cat” poli­tike të kom­panive: “Ne kemi kri­juar një bashkim shoqër­ish (joint ven­ture) duke mar­rë me vete shoqërinë ASL INS.TAAH.VE SAN.TIC.LTD.STI. me ne. Kjo është një shoqëri që ka ndër­tu­ar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe është gjithash­tu një shoqëri që Pres­i­den­ti e njeh, e vlerë­son dhe e për­dor si referencë”.Ndërkohë në Tiranë, Bal­luku vijon të shtyjë për­para takimet oper­a­tive: “Fole me Artën? Turqi gjëkun­di… Nesër në 11 takim. Dhe aktivi­zo­jmë atë që takuam të premten”, i shkru­an ajo Berber­it, duke e shtyrë që të lëvizë me shpe­jtësi me inx­hinierët e kom­panisë së para­pëlqy­er.

Në shta­tor 2021, gara hyn në fazën e mbyll­jes. Edhe këtu, min­istr­ja kon­trol­lon rit­min dhe shifrat që u propozuan nga të gjitha kom­pan­itë. Më 7 shta­tor, Berberi i dër­gon fotografitë nga doku­men­tat e ten­der­it; Bal­luku pyet: “Po ofer­tat?”. Berberi lis­ton: “Kinezi 185.754.927 mil­ion euro, Limak 18.690.597.185, Alba­nia Glob Affaire 18 mil­iardë, Inter 17 mil­iardë, Alb­build­ing 15.848.808.298.”

Reag­i­mi i Bal­lukut është i men­jëher­shëm: “Qenke­mi shkelqy­er me pak fjalë.” Pak çaste më pas, Berberi thek­son: “I pari me të dytin 10 mil­ion euro difer­encë super fare përm­bled­hje”, dhe min­istr­ja vulos: “Sig­ur­isht ka hyrë skan­dal poshtë, por nuk plotë­son kushtet sig­ur­isht”.

Vetëm se SPAK, pasi ka parë doku­men­tat ka dalë në për­fundimin se sit­u­a­ta nuk ishte “e shkëlqyer”.Rezulton se kon­sor­ci­u­mi turk “Intekar–ASL”, që u shpall fitues i ten­der­it për tunelin e Llog­a­rasë nuk plotë­sonte asnjë nga kriteret thel­bë­sore ligjore dhe teknike, pasi nuk kishte dorëzuar doku­mente që provonte se kap­i­talet nuk ishin nën përm­barim, nuk kishte përk­thime të cer­ti­fikuara në shqip, nuk kishte dësh­mi për ndër­tim ure mbi 120 metra, kishte paraqi­tur cer­ti­fika­ta ISO të pavlef­shme dhe nuk kishte doku­men­tu­ar kon­tratat e punës për 250 punon­jës aktivë, duke e bërë kësh­tu shpall­jen e tij fitues një shkel­je të hapur të ligjit të prokurimeve pub­like.

Duke parë përf­shir­jen e zv.kryeministres Belin­da Bal­luku në çdo hap të pro­ce­du­rave, qën­dri­mi i prokuror­it është i pre­rë: “Nga aktet e admin­istru­ara rezul­ton se oper­a­tori ekonomik ‘Intekar–ASL’ është shpal­lur fitues në kundër­sh­tim me kriteret e për­cak­tu­ara në doku­mentet stan­darde të ten­der­it. Kjo ka ndod­hur në sajë të veprimeve të kundërligjshme të shte­tases Belin­da Bal­luku, në bashkëpunim me anë­tarët e Komi­sion­it të Vlerësim­it të Ofertave.”Dhe në pasazhin vijues për­cak­to­het natyra e akuzës: “Shte­tas­ja Belin­da Bal­luku, në cilës­inë e Min­istres së Infra­struk­turës dhe Energjisë, ka kon­sumuar ele­men­tët e veprës penale ‘Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like’, në bashkëpunim.”

Dos­ja e tunelit të Llog­a­rasë është një ndër të pak­tat ku përf­shir­ja e një min­istre­je provo­het përmes komu­nikimeve të drejt­për­drej­ta, të rua­j­tu­ra, të dat­u­ara dhe të ver­i­fikueshme teknik­isht. Nuk ka dësh­mi apo inter­pre­time, por një zinx­hir mesazhesh që e ndjekin vendim­mar­rjen nga fil­li­mi deri në fund.

Tele­foni Black­ber­ry i një vartësi që nuk i besonte më she­fes së tij është bërë dësh­mia më e rëndë që drejtësia shqiptare ka pasur ndon­jëherë në duar ndaj një anëtare­je të kabi­netit qever­i­tar në detyrë. Belin­da Bal­luku është mar­rë e pan­de­hur në gjend­je të lirë, ndër­sa hetimet thotë SPAK, ende vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading