Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Ish-pres­i­den­ti iran­ian, Mah­moud Ahmadine­jad, është shfaqur pub­lik­isht në pro­ce­sion­in mor­tor të lid­er­it suprem të vrarë të Iran­it, Ali Khamenei, pavarë­sisht se në ditët e para të luftës disa media të lid­hu­ra me shtetin iran­ian rapor­tu­an se ai kishte hum­bur jetën pas një sul­mi rake­tor pranë banesës së tij.

Ahmadinex­had u pa mes mil­iona qyte­tarëve të veshur me të zeza që morën pjesë në cer­e­mon­inë mad­hësh­tore në Teheran, duke u shfaqur për herë të parë që nga fil­li­mi i luftës. Për muaj me rad­hë nuk pati asnjë kon­fir­mim apo përgën­jeshtrim zyr­tar mbi fatin e tij, çka kishte ushqy­er spekulimet se ishte vrarë gjatë sul­meve izraeli­to-amerikane.

Rish­faq­ja e tij ndod­hi një ditë pasi dy ish-pres­i­den­tët e tjerë të gjal­lë të Iran­it, Moham­mad Khata­mi dhe Has­san Rouhani, munguan në cer­e­moni, ndër­sa kri­tikët pre­tend­u­an se nuk ishin ftuar.Funerali i Khameneit u kthye në një nga cer­e­monitë më të mëd­ha në his­tor­inë e Iran­it. Autoritetet thanë se në Teheran u mblod­hën deri në 20 mil­ionë njerëz.

Në pro­ce­sion morën pjesë edhe pres­i­den­ti Masoud Pezeshkian, min­istri i Jashtëm Abbas Araghchi, kryetari i Par­la­men­tit Moham­mad Bagher Ghal­ibaf dhe drejtues të tjerë të lartë të regjimit.Gjatë cer­e­mon­isë u panë pankar­ta me thirrje për hak­mar­rje dhe figu­ra të pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump, ndër­sa tur­ma bro­ho­riste se rru­ga e Khameneit do të vazh­donte.

Arkivoli i lid­er­it suprem u trans­portua nëpër rrugët krye­sore të Teheran­it, mes një pro­ce­sioni që zgjati rreth 12 orë, për­para se të nisej drejt qytetit të Mash­ha­dit, ku do të var­roset pas për­fundim­it të cer­e­monive zyrtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading