“Është diagnostikuar 3 muaj më parë me probleme të shëndetit mendor”/ Nëna e 15-vjeçares, i kërkon falje publike vajzës

Mes reag­imeve që ka sjel­lë ngjar­ja e rëndë e dhu­nim­it të një 17-vjeçare­je në Fier, kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përf­shi­ra në këtë rast.

Ata tre­go­jnë se ngjar­jen e kanë mësuar fil­lim­isht përmes medi­ave dhe më pas janë shoqëru­ar në poli­ci për të dhënë dësh­minë e tyre.

Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon fal­je pub­like vajzës së dhunuar dhe famil­jes së saj, duke shpre­hur keqard­hje të thel­lë për atë që ka ndod­hur.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diag­nos­tikuar 3 muaj me pare me prob­leme të shën­de­tit men­dor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndih­më pranë insti­tu­cion­eve për tra­j­timin e saj.

Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agre­siviteti, por kërke­sat për mbështet­je nuk kanë mar­rë përgjig­jen e nevo­jshme.

Për­bal­lë pamundë­sive ekonomike për të finan­cuar tra­j­timin e spe­cial­izuar, famil­ja u bën thirrje insti­tu­cion­eve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndih­mo­jnë në kurim­in e vajzës, me shpresën se ajo do të mar­rë kujdesin e nevo­jshëm mjekë­sor dhe psikologjik.

Prindërit thek­so­jnë se nuk syn­o­jnë të jus­ti­fiko­jnë veprimet e së bijës, por kërko­jnë që, kra­has përgjegjë­sisë ligjore për ngjar­jen, të mos neglizho­het nevo­ja për tra­j­timin e prob­le­meve të saj shën­de­të­sore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading