“Rama ka një hall, burgun”, Havari: Ka urrejtje ndaj protestuesve! Shteti është lëshuar rrugëve

Ish-drejtue­si i lartë i Poli­cisë së Shtetit, Mithat Havari, i ftu­ar në një stu­dio tele­vizive, ka bërë një anal­izë të sit­u­atës poli­tike dhe sociale në vend, duke u ndalur gjerë­sisht te prote­s­tat masive që po zhvil­lo­hen prej më shumë se një mua­ji në krye­qytet kundër qev­erisë së kryem­i­nistrit Edi Rama, si dhe te sjell­ja e for­cave të ren­dit ndaj protestuesve.

“Ne jemi një shtet i lëshuar rrugëve,” deklaroi Havari që në fil­lim të fjalës së tij, duke ren­di­tur një sërë dësh­timesh të bujshme në infra­struk­turë dhe afera kor­rup­tive që sipas tij kanë përf­shirë vendin. “Shumë rrugë kanë dësh­tu­ar, janë rrëzuar Qafë Pllo­ca, tuneli i Llog­a­rasë, fondet, incene­tra­torët, një kor­rup­sion i jashtëza­kon­shëm. 70% e struk­tu­rave shtetërore janë të kor­rup­tuara. Është një sit­u­atë shumë e rëndë,” u shpreh ish-drejtue­si i poli­cisë.

Ai u ndal edhe te deklaratat e vetë kryem­i­nistrit për largimet nga admin­is­tra­ta, duke shtu­ar se “Rama ka deklaru­ar vetë, ka larguar nga puna 600 tati­morë dhe doganorë për kor­rup­sion. E sig­urt që janë zëvendë­suar me 600 të tjerë.” Sipas Havar­it, pas kësaj sit­u­ate fshi­het një tjetër motiv:

“Rama ka një hall të madh, bur­gun. Pran­daj nuk e sheh këtë situatë.”Më tej, ish-zyr­tari i lartë i poli­cisë kri­tikoi ash­për reagimet jopro­por­cionale të for­cave të ren­dit ndaj qyte­tarëve, duke thek­suar se nuk mund të reago­het me bru­tal­itet për inci­dente të vogla. “Poli­cia duhet të ketë kujdes.

Nuk mund të dhunosh tjetrin se hedh një kokërr vezë. Ligji nuk për­cak­ton gjë për vezët, thotë për sende të for­ta,” u shpreh Havari, duke sjel­lë edhe një shem­bull nga are­na ndërkom­bëtare:

“Nuk po ped­a­gogoj të godasin, por kemi parë pres­i­dentin Bush në SHBA. Është godi­tur me këpucë dhe ai e kaloi me sportivitet.”Sipas tij, sot ven­di për­bal­let me një deformim të rolit të uni­for­mave blu. “Tani, dy gjëra ka poli­cia. Poli­cia e shtetit dhe e pushtetit. Në këtë rast është e pushtetit, pa disku­tim.

Urre­jt­ja e Ramës është e mad­he shumë. Të ndod­hë diç­ka në botë, fil­lo­jnë ekzeku­timet në bule­vard të Tiranës. His­to­ria nuk është e largët,” par­ala­jmëroi Havari. Ai u ndal veçanër­isht te rasti i fun­dit i shoqërim­it të një inx­hinieri, duke u shpre­hur: “Unë i pashë ngjar­jet dhe më ka bërë për­shtyp­je inx­hinieri Arbër Lleshi që kanë dhunuar.

Ishte një dhunë e ash­për, e rëndë, të shtr­ish për­tokë një intelek­tu­al. Nuk të vjen e keq­ja nga ai, nuk është gang­ster rrugësh si ata gang­sterët që dhunuan Gent Prognin.”

Në mbyll­je të fjalës së tij, Mithat Havari ngri­ti alarmin për pran­inë e agjen­tëve civilë në rad­hët e protestuesve, duke e cilë­suar këtë si një shkel­je të hapur të rregullave.“Policë civilë në protes­ta nuk lejo­hen!

Është poli­cia me uni­for­më. Civilet janë agjen­tët e poli­cisë krim­i­nale që kanë këta. Këta janë gang­sterë. Nuk mund të jetë polic krimesh. Janë të paligjshëm që futen aty,” për­fun­doi ish-drejtue­si i lartë i poli­cisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading