“Hidhuni përpjetë ju që nuk doni”, pak para nisjes për në Ankara, Edi Rama ndalet te stadiumi i ngritur për Kanye West: Nëpër botë nuk janë budallenj…

“Hidhuni përpjetë ju që nuk doni”, pak para nisjes për në Ankara, Edi Rama ndalet te stadiumi i ngritur për Kanye West: Nëpër botë nuk janë budallenj…Kryeministri Edi Rama para nisjes së tij në Ankara është ndalur në stadiumin e improvizuar ku do të mbahet koncerti madhështor i Kanye West.
Kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministri Blendi Gonxhja inspektuan ecurinë e punëve, vetëm katër ditë larg eventit i cili do të mbledhë në Tiranë mijëra e mijëra fansa të West të ardhur nga e gjithë bota.
Gjatë fjalës së tij, Gonxhja u shpreh se është bërë deri më tani një punë kolosale dhe të gjitha grupet e punës së ardhur nga Europa, Anglia, Hollanda dhe shumë vende të tjera janë befasuar nga kushtet dhe ambicia shqiptare.Po ashtu, ministri theksoi se ky event është një “gur themeli” për Shqipërinë dhe do i hapen dyert për evente të tjera madhështore.
“Një pjesë e mirë e njerëzve edhe ata që dizinformohen nuk e kuptojnë rëndësinë që ka ky koncert, m nga pikëpamja ekonomike është një përfitimi i jashtëzakonshëm.
Këtu nuk po kuptohet për një event, por për të pasur një reputacion dhe do jetë një gjë që do jetë për 10 vjet, një mundësi për ne jo që të jemi vetëm në kalendarin global të eventeve por hyrje e Shqipërisë në këto evente”, tha ministri.
Ndërkohë që kryeministri Rama theksoi se evente të përmasave të tilla sjellin një ekonomi të menjëhershme për vendin, por edhe hap pas hapi.
Pavarësisht fjalëve lart e poshtë nga “sorrat dhe korbat e Bulevardit”, ashtu si dhe kreu i qeverisë i cilësoi opozitarët dhe protestuesit, ai theksoi se shteti shqiptar ka dhënë vetëm katër milionë euro dhe e gjithë pjesa tjetër është bërë nga grupet e punës private.
“Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit por katër milionë që ne të garantojmë që ata mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Europa.
Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë deri tani që flasim se sa ata që blejnë biletat dhe erdhën për finalen e Konferencës League, nëse ky event do të mbetej i paralizuar do të ishte një mundësi më pak për ekonominë e shtetit. Ata sjellin një impakt ekonomik të menjhershëm por edhe hap pas hapi.
Këto janë evente se bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla të cilat kërkojnë shpenzim në fillim, por janë investime për një Shqipëri tjetër e cila nuk ndalet, të hidhen përpjete ata që nuk duan”, tha Rama.




