U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal/ Bariu transportohet me helikopter, drejt Spitalit të Traumës (EMRI)

Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbe­tur i plago­sur rëndë pasi u rrëzua tek­sa ndod­hej në mal me bagëtitë e tij.

Sipas burimeve, Ismet Domeri po kul­loste bagëtitë në një zonë mal­ore, kur dyshohet se, për shkak të tem­per­at­u­rave të lar­ta, humbi ekuilib­rin dhe u rrëzua.

69-vjeçari është gje­tur nga per­sona që ndod­heshin në zonë, të cilët kanë njof­tu­ar men­jëherë shër­bimet e emergjencës. Fil­lim­isht ai u trans­portua në Spi­tal­in e Sarandës, ku mori ndih­mën e parë mjekë­sore.

Bar­iu kishte pësuar trau­ma të rën­da në kokë dhe në kra­haror.

Për shkak të gjend­jes së tij, mjekët ven­dosën trans­fer­im­in me helikopter drejt Spi­tal­it Uni­ver­si­tar të Traumës në Tiranë, ku po merr tra­j­tim të spe­cial­izuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading