FBI heton Kampionët e Botës/ Agjencia e Inteligjencës amerikane nis proces ndaj Federatës

Kam­pi­onët e botës kanë objek­ti­va kre­jt të tjera. Argjenti­na vazh­don të lua­jë dhe të për­gatitet në Kupën e Botës, ku ka arrit­ur çerek­fi­nalet, ndër­sa pres­i­den­ti i Fed­er­atës së saj të Fut­bol­lit duket se mund t’i ketë disa prob­leme.

Kiki Tapia, num­ri 1 i Fed­er­atës, është nën het­im nga FBI, pasi agjen­cia amerikane e intelig­jencës dësh­i­ron të zbu­lo­jë gjithç­ka rreth një shume të mad­he që kjo Fed­er­atë ka lëvizur nëpër ban­ka ndër­sa zhvil­lo­het Botërori.Fjala është për 300 mil­ionë USD, që janë hed­hur në llog­a­ri bankare të hapu­ra në pesë insti­tu­cione finan­cia­re në ter­ri­torin e Shteteve të Bashkuara.

E përdit­shm­ja argjenti­nase, “La Nasion”, së cilës I refer­o­het “Mar­ka” e Madrid­it, në këtë het­im mar­rin pjesë spe­cial­istë finan­cia­rë të FBI-së dhe agjen­të të saj.

Vetë Tapia ndod­het në Shtetet e Bashkuara ku po ndjek Kupën e Botës, dhe ka qenë në sta­di­um duke bro­horit­ur suk­seset në fushë të Lionel Mesit dhe të loj­tarëve të tjerë të kom­bëtares së drej­tu­ar nga tra­jneri Skaloni.Numri 1 I Fed­er­atës Argjenti­nase nuk po për­bal­let për herë të parë me prob­leme të tilla.

Në mars të këtij viti, një gjykatës në Buenos Aires e dër­goi në gjyq bashkë me shefin e the­sar­it të insti­tu­cionit nën akuzën e shkel­jeve në pag­imin e tak­save dhe të kon­tributeve të sig­urimeve shoqërore në vlerë 19 mil­iardë pesos argjenti­nase, ose mbi 1 mil­iardë USD.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading