“Kishte një lloj sherri me mua…”/ Agron Llakaj komenton foton e rrallë nga dasma: “I thoshin Kostandinës…

Aktori i mirën­jo­hur, Agron Llakaj, ka qenë mbrëm­jen e djeshme i ftu­ar në emi­sion­in “Top Are­na”. Gjatë rubrikës “Golat e Jetës” me Edi Manushin, në ekran i janë shfaqur disa fotografi, të cilat ai i ka komen­tu­ar.

Në një moment u shfaq një imazh nga das­ma e tij, për të cilën tha:“Atëherë i thoshin Kostand­inës ‘ku e gjete moj?’, se isha i tharë”.I pyetur se ku e ka bërë das­mën, Llakaj u përgjigj:“Në Memali­aj”.

Më pas Manushi i drej­to­het: “Ku, në lokal apo në oborr?”“Aty te bahç­ja e shtëpisë. 40 veta, pa orkestër, kën­don­im vetë. Pas­taj në jetë, Kostand­inës i doli mirë.

Natyr­shëm që në çdo kohë unë mund të flas shumë herë për dhim­b­jen por mbaj mend shumë gjëra të buku­ra, ato që të ndër­tu­ara ose të shkak­tu­ara për shkak të mar­rëd­hënies me njëri-tjetrin”.

Agroni tre­goi edhe një his­tori me bashkëshort­en e tij të ndjerë. Ai tha se ka lin­dur një gjer­man në karak­ter dhe si i tillë do të vdesë. Llakaj shtoi se me oraret nuk fal, ndërko­hë Kostan­d­i­na ka qenë ‘nëna e vonesës.

“Kostan­d­i­na në raport me mua kishte një lloj sher­ri sepse unë kam lin­dur gjer­man në karak­ter dhe do të vdes i tillë. Unë me oraret nuk fal, ajo isha nëna e vonesës. Unë lija punën dhe ikn­im për në Vlorë në fund­javë dhe i thosha në filan orë. ‘Na çmende me këtë orar, ja ku është Vlo­ra’. I thosha që dua një orë, në 6 ose 7.

Më tha në orën 7 dhe unë zbres te mak­i­na. Vajti ora 8 dhe unë lësho­va një batare shar­jes ‘made in’ Tepe­le­na, Memali­aj. ‘Shaj, shaj po edhe ç’plodhu nga pak se u lod­he’. Ndër­sa kur shkuam në Vlorë më tha ‘ke shar­je më?’. E pyeta pse dhe më tha ‘kam har­ru­ar çelësin e shtëpisë’”, tre­goi aktori i mirën­jo­hur.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading