‘Nuk kam dëgjuar që dikush të porosisë drogë te berberi’, gjykatësi belg ‘zë mat’ shqiptarin

Gjyka­ta e Anver­sës në Bel­gjikë shqyr­toi sër­ish çësht­jen e një 21-vjeçari, i cili në gusht të vitit 2024 u kap me mbi 140 gramë kan­abis në mak­inën e tij. I riu shqip­tar i tha gjykatësit se punonte si berber dhe se ofronte vetëm pre­rje flokësh, ndër­sa një per­son e dër­goi paprit­ur për të trans­portu­ar një ngarkesë me hashash dhe kan­abis. Për fak­tin që në tele­fonin e tij kishte foto, video të drogës, para të tha­ta dhe mer­rte edhe udhëz­ime, sipas tij kishte një shp­jegim të thjeshtë: “Ai nuk është tele­foni im.”

21-vjeçari Arlind K. ishte dënuar më 13 shkurt me 15 muaj burg dhe një gjobë. Megjithatë, ai nuk ishte paraqi­tur në gjyq, ndaj vendi­mi ishte dhënë në mungesë.

Tani ai ka kundër­sh­tu­ar vendimin, duke kërkuar rigjykim.

Prokurori shp­je­goi edhe një herë akuzat ndaj tij.

“Më 3 gusht 2024, K. u kap në fla­grancë kur poli­cia ndaloi autom­jetin e tij për një shkel­je të rreg­ullave të qarkul­lim­it,” tha prokurori.

“Nuk bëhej fjalë për një shkel­je të rëndë, por si K., ash­tu edhe pasag­jeri i tij, u shfaqën jashtëza­kon­isht ner­vozë. Pak më vonë u kup­tua arsye­ja: policët gjetën në mak­inë një sasi të kon­siderueshme kan­abisi dhe hashashi, përf­shirë tre qese me gjith­sej 140 gramë kan­abis, të fshe­hu­ra poshtë sedil­jes së shofer­it”.

K. deklaroi në poli­ci se nuk dinte asgjë për drogën.

Sipas tij, ishte pasag­jeri ai që i kishte kërkuar ta çonte “deri aty”, dhe ai vetëm kishte pran­uar.

Por kon­trol­li i tele­fonit të tij tre­goi se prej disa javësh ai vepronte si kor­ri­er (run­ner) për një orga­ni­za­të të trafikut të drogës. Ai mer­rte adresa ku duhej të dorë­zonte lëndët narkotike.

Në tele­fon u gjetën gjithash­tu foto dhe video të sasive të kan­abisit dhe par­ave në dorë. Në njërën prej tyre, K. shi­hej qartë.

Prokurori tha se provat ishin të mjaftueshme dhe shtoi se K. kishte pak lid­hje me Bel­gjikën, duke kërkuar që të kon­fir­mo­hej dën­i­mi i dhënë në mungesë.

Avokat­ja e tij dha një ver­sion tjetër.Klienti im, i cili punon si berber, u njoh rastë­sisht në rrugë me një per­son që i kërkoi t’i priste flokët dhe i ofroi 100 euro.

Ai pra­noi. Në momentin e takim­it, kli­en­ti u paraqit me një mak­inë me qira dhe i tha se aty duhej ta priste. Më pas e pyeti nëse mund ta drej­tonte pak mak­inën, sepse vetë kishte kon­sumuar shumë kan­abis”.

His­to­ria u duk e paza­kon­të, por avokat­ja argu­men­toi se nuk kishte pro­va të mjaftueshme që kli­en­ti i saj të kon­sidero­hej kor­ri­er droge.

“Video ekzis­to­jnë, por nuk ka asnjë provë që ai të ketë mar­rë ndon­jëherë para për këtë aktivitet. Ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”

Gjykatësi e pyeti nëse mesazhet ku K. mer­rte urdhra dhe adresa nuk ishin pro­va rën­duese.

Përgjigj­ja nuk ishte e qartë.

Më pas iu drej­tua vetë K.

“Unë punoj si berber,” tha ai përmes përk­thye­sit në gjuhën shqipe. “Mad­je kam kri­juar edhe klien­telën time në Antverp.”

Kryetari i trupit gjykues iu përgjigj: “Nuk kam dëgjuar ndon­jëherë që dikush të poro­sisë 140 gramë kan­abis te berberi”.

K. shman­gu pyet­jen.

“Por tele­foni ku ndod­heshin ato mesazhe nuk ishte imi. Ishte i pasag­jer­it. Dhe unë kam edhe pajis­je që tre­go­jnë se jam vërtet berber”.

Vendi­mi pritet të shpal­let më 14 kor­rik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading