Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit

Min­istri i Punëve të Brend­shme, Besfort Lamal­lari, bëri të ditur se përmes Aktit Nor­ma­tiv të Bux­hetit 2026, financi­mi për Policinë e Shtetit rritet me 701 mil­ionë lekë, duke for­cuar mbështet­jen për efek­tivët dhe inves­timet në mod­ern­iz­imin e insti­tu­cionit.

Në një pos­tim në rrjetet sociale, min­istri Lamal­lari thek­soi se fondet sht­esë do të shër­be­jnë për rrit­jen e mbështet­jes për pagat e punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit, inves­time në teknologji, motivimin e struk­tu­rave elitare dhe për­sh­pe­j­timin e pro­ce­sit të mod­ern­izim­it të Poli­cisë sipas stan­dard­eve më të mira evropi­ane.

“Përmes Aktit Nor­ma­tiv të Bux­hetit 2026, rrisim me 701 mil­ionë lekë financimin për Policinë e Shtetit.

Më shumë mbështet­je për pagat e efek­tivëve, më shumë inves­time në teknologji, më shumë motivim për struk­tu­rat elitare dhe një tjetër hap i ven­do­sur drejt mod­ern­izim­it sipas stan­dard­eve më të mira evropi­ane. Një poli­ci më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sig­urt.

Ky është angazhi­mi ynë dhe do ta çojmë për­para me ven­dos­mëri”, u shpreh min­istri Lamal­lari.

Sipas min­istrit, rrit­ja e financim­it është pjesë e angazhim­it të qev­erisë për të garan­tu­ar një Poli­ci të Shtetit më të aftë, më mod­erne dhe më të pajisur për t’u për­bal­lur me sfi­dat e sig­urisë, në funk­sion të mbro­jt­jes së jetës, pronës dhe ren­dit pub­lik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading