Qeveria jep lajmin e dytë për pensionet, paralajmëron ndryshim të madh në shtator, eksperti i ekonomisë tregon…

Qev­e­ria ka zyr­ta­rizuar nis­jen e indek­sim­it të pen­sion­eve prej 2.7% nga mua­ji kor­rik, një vendim i për­sh­pe­j­tu­ar për shkak të rrit­jes së infla­cionit, ndërko­hë që par­ala­jmëro­het një rishikim rrën­jë­sor i skemës në mua­jin shta­tor në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Por, ndër­sa min­is­tria flet për pro­cese mira­ti­mi dhe kon­sul­time, eksper­ti i ekonomisë Kuj­tim Hox­ha jep një alarm për atë që po ndodh real­isht me xhep­at e pen­sion­istëve.

Sipas eksper­tit, ky indek­sim prej 2.7% është “për të tal­lur”, pasi në fund të mua­jit pen­sion­istët për­fi­to­jnë vetëm 60 lekë të reja rrit­je, një shifër që nuk mbu­lon as rrit­jen e çmimeve të mall­rave që ata kanë kon­sumuar gjatë kësaj kohe.

Hox­ha kri­tikon ash­për mungesën e trans­parencës për 230 mil­ionë eurot që ishin prem­tu­ar si bonus pran­vere dhe që sipas tij mund të sill­nin një për­fitim prej 130 mijë lekësh të vje­tra për çdo pen­sion­ist, nëse do të shpërn­da­heshin drejt.

Ndër­sa qev­e­ria pret shta­torin për të prezan­tu­ar ndryshimet, eksper­ti sqaron se ske­ma aktuale po shi­het me shqetësim edhe nga Ban­ka Botërore si një sis­tem që ka nevo­jë për ndryshim rrën­jë­sor, duke e kon­sideru­ar bonusin aktu­al thjesht një “karamele” për të qetë­suar revoltën qytetare në një kohë kur pen­sion­istët jeto­jnë në kushte mizerabël.Ja çfarë thotë eksper­ti Hox­haIn­dek­si­mi me 2.7% është tall­je edhe për të ard­hur keq që kjo shifër është 60 lekë.

60 lekë në muaj për­fi­to­jnë këta qyte­tarët. Fak­tik­isht janë 755,000 pen­sion­istë dhe për këta ky pen­sion i rrit­ur në këtë masë është shumë prob­lem sepse nuk u plotë­son nevo­jat e veta. Megjithatë duhet të the­mi që kjo duhet të ndod­hte që në mua­jin shkurt. Kriza botërore ka pasur ndikimin e vet. Gjithë qever­itë e vendeve të tjera e kanë bërë këtë ndryshim.

Qyte­tarët kanë kon­sumuar mall­ra dhe shër­bime gjatë kësaj kohe me çmime të rrit­u­ra dhe sot mar­rin një 5,000 lekë të vje­tra për çdo muaj e cila nuk plotë­son nevo­jat e qyte­tar­it. Për ta sqaru­ar me një fjali, që pen­sion­istët për­fi­to­jnë 5,000 lekë të vje­tra rrit­je edhe bonusi 50,000 lekë vetëm këtë muaj? Për të dhënë shp­jegimin e bonusit për 50,000 lekëshin duhet të mba­jmë disa pyet­je që kërko­jnë edhe përgjig­je.

Në fund të vitit 2025 në Kuvendin e Shqipërisë u mirat­ua bux­heti i vitit 2026 ku u për­cak­tua dhe mënyra dhe rreg­ul­li që do të shër­be­jë si mekanizëm për të shpër­bly­er qyte­tarët në pen­sion dhe u tha që të gjitha fondet e papër­doru­ra deri në fund të vitit 2025 do të jenë për bonusin e pran­verës.

U grum­bul­lu­an 230 mil­ionë euro për të cilat dua të japin shp­jegim pse s’u për­dor ky bonus, aq më tepër që në një kohë krize siç është në Shqipëri.Dhe e dyta, meqë u dha në këtë moment duhet të japë përgjig­je dhe përgjig­jen duhet ta japë qev­e­ria Rama: a janë vërtet të depoz­i­tu­ar ato 230 mil­iona euro në Bankën e Shqipërisë apo i kanë shpër­doru­ar? Se natyr­shëm, derisa janë grum­bul­lu­ar dhe s’janë dhënë, atëherë ku janë këto para?

Kjo ka vetëm një shp­jegim për mua, për të tërhe­qur vëmend­jen atëherë në dhje­tor. Po, dhe më tepër se kur­rë edhe sot. Sot që ne po disku­to­jmë jemi në një sit­u­atë jonor­male ku mijëra qyte­tarë kanë dalë në sheshe për të kundër­sh­tu­ar qev­er­inë, sepse kjo qev­eri e ka hum­bur bes­imin, kon­tratën më sak­të, e ka thy­er kon­tratën me qytetarin.Në këtë indek­sim min­istr­ja ka për­men­d­uar që do të indek­so­hen edhe lejet e lind­jeve.

Kësh­tu e ka thënë, dhe ajo nuk e kup­ton fare se çfarë është ske­ma e sig­urimeve shoqërore. Unë e kam akuzë të drejt­për­drejtë për atë sepse për­fitimet e bar­ralind­jeve futen në për­fitimet me afat të shkurtër. Nuk janë objekt i indek­sim­it, ash­tu sikurse nuk janë objekt indek­si­mi edhe kom­pen­simet.

Pra kom­pen­simet dhe për­fitimet e tjera afat­shkur­tra nuk janë objek­ti i saj. Ajo mirë bëri që e për­men­di, por ajo duhet të jepte llog­a­ri në emër të qev­erisë.

Thotë edhe kryem­i­nistri i Shqipërisë se ç’bëhet me ata shqip­tarë që lindin jashtë shtetit, sepse nuk kanë asnjë interes përveç anës morale që t’i regjistro­jnë në gjend­jen civile në Shqipëri si shqip­tarë sepse atë bonusin që duhet t’u japë për çdo fëmi­jë të lin­dur nuk ua jep këtyre.

Ta dinë të gjithë qyte­tarët, bile e dinë ata që e kanë në kur­riz, kur lindin fëmi­jë atje vijnë për t’i regjistru­ar këtu dhe nuk mar­rin asnjë lek nga këta.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading