OPERACIONI “BASTI I FUNDIT” – TRE PERSONA TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË, MES TYRE NJË PUNONJËS POLICIE

Opera­cioni “Basti i Fun­dit”: Poli­ci në pran­ga, bastet ile­gale dhe lëndët narkotike zbu­lo­jnë skemën e dyshuar

Në vijim të opera­cionit të kod­uar “Basti i Fun­dit”, si rezul­tat i veprimeve het­i­more dhe pro­ce­du­rale të kry­era, u arrestu­an në fla­grancë një punon­jës poli­cie dhe dy shte­tas.

Gjatë kon­trol­lit të ushtru­ar në banesë, iu gjetën dhe u sekuestru­an 119 fishekë të mod­elit 9 mm.

Sabah Sta­fu­ka, banues në Arram­eras, Fushë-Kru­jë, me shtetësi dhe kom­bësi shqiptare, i padënuar më parë.Lutfi Dervishi, me detyrë Ndih­mës Spe­cial­ist i Policim­it në Komu­nitet, me zonë mbu­li­mi qytetin e Fushë-Kru­jës, i dyshuar për kry­er­jen e veprave penale “Shpër­dori­mi i detyrës” dhe “Orga­niz­i­mi ose ushtri­mi i veprim­tarive të lojërave të fatit në kundër­sh­tim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.Fatmir Sta­fu­ka, banues në Arram­eras, Fushë-Kru­jë, me shtetësi dhe kom­bësi shqiptare.

Arres­ti­mi i shte­tasve Sabah Sta­fu­ka dhe Fat­mir Sta­fu­ka u krye për veprat penale “Orga­niz­i­mi ose ushtri­mi i veprim­tarive të lojërave të fatit në kundër­sh­tim me ligjin” dhe “Prod­hi­mi dhe shit­ja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjatë kon­trol­lit të ushtru­ar në ambi­en­tet objekt het­i­mi, në cilës­inë e provës mate­ri­ale u sekuestruan:4 pajis­je elek­tron­ike (makine­ta), të dyshuara se për­dore­shin për ushtrim­in e lojërave të fatit;2  serverë/njësi kom­pju­terike, të dyshuara se për­dore­shin për aktivitetin e kundërligjshëm;

1 pajis­je DVR;

5 qese me mbësht­jell­je plas­tike, që përm­ban­in lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;

6 qese të vogla plas­tike, që përm­ban­in lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;

3  aparate tele­fonike celu­lare.

Veprimet het­i­more vijo­jnë me qël­lim doku­men­timin e plotë të veprim­tarisë së kundërligjshme, iden­ti­fikimin e per­son­ave të tjerë të mund­shëm të përf­shirë, si dhe evi­den­timin dhe doku­men­timin e çdo rasti të favorizim­it, mbështet­jes apo mosveprim­it nga punon­jës të struk­tu­rave ligjz­bat­uese.

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore mbetet e ven­do­sur në përm­bush­jen e përgjegjë­sive të saj ligjore, duke zbat­u­ar stan­darde të barabar­ta për­para ligjit dhe tol­er­ancë zero ndaj çdo punon­jësi që, në kundër­sh­tim me detyrën dhe përgjegjës­inë pub­like, përf­shi­het, favorizon apo mbështet veprim­tari të kundërligjshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading