news

‘Alo o shoku kryetar’, ironizon Korreshi: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë!

Plot ironi ka qenë fjal­i­mi i deputetit të PD-së, Saimir Kor­reshi, i cili është për­pla­sur me kryetarin e Kuven­dit, Niko Peleshi. Kor­reshi tha se nuk ishin opoz­i­tarët punon­jës të Peleshit, ndër­sa shtoi se qev­e­ria gën­jen për fak­tin se fondet e IPARD-it janë hapur.

DEBATI

Kor­reshi: E mira është që të mar­rësh dhe pak vesh këtej nga sal­la, se për ty po flasim. O shoku kryetar, alo…alooo. Shoku kryetar…

Peleshi: Shokun kryetar shko tako­je aty ku ke shokët. Këtu nuk është sean­ca e Kon­cer­tit Folk­lorik.

Kor­reshi: Kur flasim drej­to­he­mi me ju-ty, juve-ju për këtë rreg­ul­lore se e votu­am me pom­pozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike, ta bëni më të hol­lë se na gër­ric. Na bëni në mëng­jes, orë pilafi, sot ditë lig­jesh, kur ka seancë.

I dini ku këto gjëra që ndod­hin ën Kuvend? Vini këtu dhe na mal­lëng­jeni! S’jemi punon­jësit tuaj, nëse jua kanë thënë, ju kanë gën­jy­er.

Opin­gat do të hapen fondet e IPARDIT. Ndaj këto për­ral­lat mos na i tre­go­ni neve. E di si shmanget retori­ka, kur Mar­ta Kos mos të bëhet dhal­lë, të flasë tamam.

Ndaj mos të na tre­go­ni për­ral­la me mbret. Ky nuk është par­la­ment dhe ne nuk jemi punë­torët tuaj. Ato lig­jet që kemi ne, rrë­zo­jeni, por duhet të jenë këtu në Kuvend.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading