news

Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Janë vënë në pran­ga nga poli­cia e Vlorës mbrëm­jen e djeshme tre per­sona të cilët aku­zo­hen për vepra të ndryshme penale, përkatë­sisht për armëm­ba­jt­je pa leje, vjed­hje me dhunë dhe trans­portimin të emi­grantëve që syn­on­in të kalonin ile­gal­isht kufirin drejt­në Gre­qisë.

Sipas rapor­timeve të poli­cisë, në pran­ga kanë rënë shte­tasi D. M., 26 vjeç, të cilit pas ndalim­it nga poli­cia gjatë kon­trol­lit iu gjet 1 armë zjar­ri. Në pran­ga ka rënë shte­tasi H. Z., 31 vjeç, i cili pasi dhunoi punon­jësit e OSHEE-së, i mori mak­inën e kom­panisë dhe gjatë ndalim­it iu gjet edhe një mjet pre­rës thikë. Ndërko­hë, është vënë dhe në pran­ga per­soni i tretë, shte­tasi M. Q., 30 vjeç, i cili u kap pasi duke trans­portu­ar me autom­jetin tip “Volk­swa­gen” 5 shte­tas (4 nga Shqipëria, 1 nga Koso­va), të cilët syn­on­in të kalonin ile­gal­isht në Gre­qi.

Njof­ti­mi i plotë i poli­cisë:

Final­i­zo­hen në 24 orë, 3 opera­cione kundër: armëm­ba­jt­jes pa leje, vjed­hjes me dhunë dhe trans­portim­it të shte­tasve që syn­o­jnë të kalo­jnë ile­gal­isht, në Gre­qi.

Arresto­hen 3 shte­tas, prej të cilëve: njëri lëvizte me tak­si, i armato­sur me pis­to­letë; tjetri vod­hi 1 autom­jet të OShEE-së, pasi dhunoi punon­jësin që e drej­tonte, ndër­sa shte­tasi i tretë trans­portonte 5 shte­tas nga Shqipëria dhe Koso­va, që kishin penge­sa për lëviz­jen në zonën “Schen­gen”.

Sekue­stro­hen arma e zjar­ri (pis­to­letë) me krehrin dhe me fishekët, 1 armë e fto­htë (thikë) dhe autom­jeti me të cilin trans­porto­heshin shte­t­a­sit.

-Shër­bimet e Sta­cionit të Poli­cisë Dhër­mi, në bashkëpunim me shër­bimet e For­cës së Posaçme “Shqipon­ja”, final­izuan opera­cionin e kod­uar “Pasag­jeri”, në kuadër të të cilit u arrestua në fla­grancë shte­tasi D. M., 26 vjeç, banues në fshatin Babr­ru, Tiranë. Gjatë kon­trol­lit fizik, kry­er pas ndalim­it të tak­sisë me të cilën lëvizte, 26-vjeçar­it iu gjet 1 armë zjar­ri (pis­to­letë) me kre­hër dhe me fishekë, që pose­do­hej pa leje.

-Shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Delv­inë, në bashkëpunim me shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Sarandë dhe me shër­bimet e For­cës Kom­bëtare të Sig­urisë, Njësia Fier, final­izuan opera­cionin e kod­uar “Thirr­ja”, në kuadër të të cilit u arrestua shte­tasi H. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzim­it të një punon­jësi të OSHEE-së, se një shte­tas e kishte dhunuar për t’i vjed­hur autom­jetin e kom­panisë, i cili u gjet dhe iu kthye sub­jek­tit, në zba­tim në urdhrit të prokuror­it. Më tej, gjatë kon­trol­lit fizik, shte­t­a­sit H. Z. iu gjet 1 armë e fto­htë (thikë).

-Shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Kufitare Sarandë final­izuan opera­cionin e kod­uar “Bar­ri­era”, në kuadër të të cilit u arrestua në fla­grancë, në afër­si të PKK Qafë Botë, shte­tasi M. Q., 30 vjeç, banues në Belsh, pasi trans­portonte me autom­jeti tip “Volk­swa­gen”, 5 shte­tas (4 nga Shqipëria, 1 nga Koso­va), të cilët syn­on­in të kalonin ile­gal­isht, në Gre­qi, sepse kishin penge­sa për lëviz­jen në zonën “Schen­gen”.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an prokuror­ive, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading