news

ARRSH hap garën për rrugën lidhëse me Arbrin, fondi 5.2 mln euro

Autoriteti Rru­gor Shqip­tar ka hapur një ten­der me vlerë 5.2 mil­ionë euro pa TVSH, për të lid­hur Unazën Ver­ilin­dore me Rrugën e Arbrit. Afati për të mar­rë pjesë në garë për “Ndër­timin e rrugës lid­hëse të unazës ver­ilin­dore me rrugën e Arbrit” është 5 gushti 2026.

Rru­ga ekzistuese me gjatësi tre kilo­me­tra thuhet në doku­mentet e ten­der­it edhe pse është një nyje strategjike dhe ka fluk­sit të lartë të lëviz­jes së autom­jeteve, është e dëm­tu­ar.

“Rru­ga “Mys­lym Keta” është një arterie kyçe bren­da Një­sisë Admin­is­tra­tive 4 në Tiranë, që lidh dy rrugë të rëndë­sishme, Rrugën “Alek­sandër Moi­siu” dhe Rrugën “Arbrit.” Seg­men­ti rru­gor i mar­rë në studim ka një gjatësi rreth 3000 metra lin­earë dhe një gjerësi që var­i­on nga 7 deri në 10 metra.

Aktu­al­isht, rru­ga është e mbu­lu­ar me një shtresë asfaltike, por ajo ka pësuar dëm­time të kon­siderueshme në shumë pjesë të saj. Çar­jet dhe gropat në sipër­faqen e rrugës ndiko­jnë neg­a­tivisht në sig­ur­inë dhe komoditetin e lëviz­jes së autom­jeteve, duke rrit­ur rrezikun e aksi­den­teve dhe ulur efik­a­sitetin e trans­portit”, thuhet në doku­ment.

Për shkak të dëm­timeve që ka pësuar ky seg­ment rru­gor, në doku­mente thuhet se rru­ga e re do të ketë ndikim poz­i­tiv edhe ekonomik.

“Dëm­timet dhe kushtet e këqi­ja të infra­struk­turës rru­gore ndiko­jnë neg­a­tivisht në cilës­inë e jetës së banorëve, duke e bërë lëviz­jen e përdit­shme të vështirë dhe të pasig­urt.

Rru­ga “Mys­lym Keta” është një seg­ment i rëndë­sishëm për aktivitetet ekonomike lokale, pasi ajo kalon përmes një zone me den­sitet të lartë të biz­ne­seve të vogla dhe shër­bimeve.

Gjend­ja e keqe e rrugës ndikon neg­a­tivisht në qarkul­lim­in e klien­tëve dhe furniz­imin e biz­ne­seve, duke pen­guar zhvil­lim­in ekonomik të zonës.

Për më tepër, infra­struk­tu­ra e dëm­tu­ar dhe munge­sa e kushteve të për­sh­tat­shme për parkim reduk­ton atrak­tivitetin e zonës për investi­torët e mund­shëm, çka mund të ndiko­jë në rrit­jen e papunë­sisë dhe uljen e të ard­hu­rave për komu­nitetin lokal”, thek­so­het në doku­ment.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading