news

“Blinduat Kuvendit, edhe për sa kohë do iu fshiheni protestuesve?”Kapri: Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin

Deputeti i par­tisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka mba­j­tur një fjal­im kri­tik në seancën plenare, duke u ndalur te prote­s­tat e vazh­dueshme dhe sit­u­a­ta poli­tike në vend.

Kapri tha se prote­s­tat po vazh­do­jnë, ndër­sa aku­zoi Policinë e Shtetit se po angazho­het për të mbro­j­tur qev­er­inë dhe deputetët nga reag­i­mi i qyte­tarëve.

Deputeti deklaroi se Kuven­di dhe mazho­ran­ca kanë hum­bur legjitimitetin poli­tik, duke shtu­ar se kryem­i­nistri Edi Rama nuk ka qev­erisur nor­mal­isht asnjë ditë gjatë kësaj peri­ud­he.

Ai për­men­di edhe disa zhvil­lime poli­tike të mua­jve të fun­dit, duke iu refer­u­ar, sipas tij, skan­dalit që përf­shiu ish-zv.kryeministren Belin­da Bal­luku, si dhe protes­tave kundër pro­jek­tit në Zvërnec.

Kapri shtoi se qev­e­ria jo vetëm që ka hum­bur legjitimitetin, por sipas tij është edhe në për­plas­je me Bashkimin Europi­an. “Prote­s­tat vijo­jnë. Poli­cia blind­on rrugën, insti­tu­cionet, vetëm që t’u mbro­jnë juve nga sul­met me vezë. Por dhe sa kohë do mbro­heni?! Janë dhe 3 vite deri në për­fundim të kësaj legjis­laturë, Nëse nuk e keni kup­tuar se kjo sal­lë e ka hum­bur legjitimitetin, por Rama nuk ka qev­erisur në një ditë të vetme.

Disa muaj pasi iu gëzua man­datit të ri, plasi skan­dali Bal­luku deh bëri disa ndryshime. Mad­je iu shkel dhe syri për shkak të inves­tim­it të Zvërnec, ndod­hi protes­ta e mad­he.

Ndaj po e sul­moni protestën. Kjo qev­eri jo vetëm që ka hum­bur legjitimitetin, por është në për­plas­je me BE. Rama thotë se është ligji më i mirë i bërë ndon­jëherë. Min­i­mu­mi që duhet të bëjmë është që të shpal­lim zgjed­hje të parakohshme!”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading