news

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Ditën e sotme do të zhvil­lo­het protes­ta e 51-të e qyte­tarëve shqip­tarë, të cilët kanë kërkuar dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama. Ata do të mblid­hen fil­lim­isht në sheshin “Skën­der­bej” dhe më pas të vijo­jnë marshimin drejt Kryem­i­nistrisë, ku dhe do të zhvil­lo­jnë fjalimet e tyre.

Protes­ta e cila nisi si një reag­im i drejt­për­drejtë ndaj sit­u­atës së ndod­hur në Zvërnec, për­fun­doi në kërkesën për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama. Me pankar­ta në duar dhe fla­muj kuqezi, protestue­sit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protes­ta ka bërë bashkë fëmi­jë, të moshuar, stu­den­të, pro­fe­sion­istë, aktivistë dhe tur­istë.

Qyte­tarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërke­save të cilat përf­shi­jnë dorëhe­q­jen e pane­go­ciushme të kryem­i­nistrit Rama, kri­jimin e një qev­er­ie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Gjatë marshim­it të djeshëm, protestue­sit ka bro­horit­ur një zëri:

“Edi Rama, o trad­htar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëhe­q­jen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patron­azhistët”, “Shqipëria e shqip­tarëve, vdek­je trad­htarëve”, “Shqipëria kërkon rev­olu­cion”, “O Eri­on, o leg­en, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erd­hi fundi”.Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëhe­q­jen e pane­go­ci­ueshme të kryem­i­nistrit dhe të qev­erisë.

2. Kri­jimin e një qev­er­ie teknike tranz­i­tore, jopar­ti­ake dhe me man­dat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shte­t­a­sit shqip­tarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe mira­timin e tyre me ref­er­en­dum pop­ul­lor, duke përf­shirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjed­hor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive poli­tike dhe orga­ni­zatave të ndryshme, kufiz­imin e ushtrim­it të detyrës së kryem­i­nistrit në jo më shumë se dy man­date, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës poli­tike të një indi­vi­di.

4. Para­lel­isht kërko­het anuli­mi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbro­j­tu­ra, anulim­in e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgim­inë kul­tur­ore, shfuqiz­imin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqiz­imin e sta­tusit dhe të kuadrit ligjor për inves­timet strategjike.

5. Kërko­het një kon­tratë të re sociale mes qyte­tarëve dhe shtetit, e cila do të për­pi­lo­het pas kon­sul­tim­it me intelek­tu­alë, ekspertë teknikë dhe qyte­tarë aparti­akë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading