news

Korçë/ Banorët e Memëlishtit denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm: Kemi vetëm pak orë furnizim në ditë

Banorët e fshatit Memëlisht ngrenë shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm, duke deklaru­ar se furni­zo­hen vetëm për një ose dy orë në mëng­jes dhe po aq në mbrëm­je, ndër­sa pjesën tjetër të ditës mbeten pa ujë.

Sipas tyre, sit­u­a­ta është përke­që­suar pas inves­timeve në rrjetin e ujës­jel­lësit, ndër­sa prem­ti­mi për furniz­im 24 orë nuk është real­izuar. Banorët thonë se dety­ro­hen të mbushin kova dhe bidona sa herë vjen uji, për ta për­dorur më pas për gatim, higjienë dhe nevo­ja të tjera të përdit­shme.

Disa prej tyre shpre­hen se janë të detyru­ar të ble­jnë ujë të pijshëm, ndër­sa të tjerë për­dorin depozi­ta ose burime naty­rore pranë zonës.

Ata anko­hen gjithash­tu për cilës­inë e punimeve në rrjetin e ujës­jel­lësit, duke pre­tend­uar se zgjer­i­mi i rrjetit është bërë pa shtu­ar burimet e furnizim­it, çka sipas tyre ka sjel­lë mungesën e ujit. Banorët thonë se rrugët janë dëm­tu­ar gjatë punimeve dhe tuba­cionet kanë pësuar defek­te të vazh­dueshme.

Nga ana tjetër, drej­tori i Ujës­jel­lësit pra­non se në Memëlisht ka prob­leme me furniz­imin me ujë të pijshëm, por kundër­sh­ton pre­tendimet e banorëve për orarin e furnizim­it. Sipas tij, fshati furni­zo­het mesa­tar­isht për rreth tetë orë në ditë dhe jo katër, siç pre­tendo­jnë banorët.

Ai shp­je­gon se shkaku krye­sor i sit­u­atës është shter­i­mi i burim­it ekzistues, i ndikuar edhe nga për­dori­mi i ujit të pijshëm për vadit­jen e tokave bujqë­sore. Sipas drej­torit, kjo ka ulur ndjeshëm sas­inë e ujit në dis­pozi­cion për kon­sum famil­jar.

Për zgjid­hjen e prob­lemit, ai bën të ditur se bren­da tre javësh pritet të për­fun­do­jë shpi­mi i dy burimeve të reja, inves­tim që syn­on të sig­uro­jë furniz­im të plotë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Memëlishtit.

Megjithatë, ai thek­son se për­dori­mi i ujit të pijshëm për vadit­je mbetet një nga sfi­dat krye­sore që duhet adresuar për të garan­tu­ar furniz­im të qën­drueshëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading