
Për vite me radhë, fansat kanë pyetur veten se kur Mel Gibson do të rikthehej në botën e filmit “The Passion of the Christ”.
Tani, bashkëpunëtori i tij prej shumë vitesh, fituesi i çmimit Oscar, ka zbuluar se çfarë ndodhi prapa skenave përpara se të niste puna për “The Resurrection of the Christ”.
Skenaristi Randall Wallace thotë se i sugjeroi Gibson-it të realizonte një film për Ringjalljen e Jezusit gjatë një bisede në vitin 2016, kur të dy po promovonin filmin “Hacksaw Ridge”.
Sipas Wallace, Gibson besonte se realizimi i këtij filmi do të sillte një betejë shpirtërore, duke paralajmëruar se “djalli nuk dëshiron që ky film të realizohet.“
Wallace zbuloi gjithashtu se versioni fillestar i “The Passion of the Christ” nuk përfshinte fare skenën e Ringjalljes.
Vetëm pas reagimeve të publikut, Gibson vendosi ta shtonte atë, duke krijuar fundin tashmë ikonik të filmit.